Si të gatuajmë penne me llukanik dhe finok

Si të gatuajmë “Penne me llukanik dhe finok” – Receta gatimi për “Penne me llukanik dhe finok”. Nxehim vajin në një tigan të përshtatshëm dhe skuqim në të llukanikun. Shtojmë hudhrën, specat djegës, finokun, dhe vazhdojmë skuqjen për rreth 1 minutë akoma duke përzierë vazhdimisht. Hedhim domatet ne tigan bashkë me pak kripë. I japim valë salcës dhe e lëmë të gatuhet në zjarr të ulët për rreth 15 minuta. Ndërkohë ziejmë pennet “al dente”. I kullojmë ato dhe I shtojmë në tigan. Përziejmë mirë. Kontrollojmë shijen për kripë dhe rregullojmë po të jetë nevoja. Shërbejmë në pjata pennet,të spërkatura sipër me parmigiano të grirë ose feta parmigiano të prera me qëruesen e patates.

penne me llukanik dhe finok

Përbërësit:
– 50 ml vaj ulliri
– 2 llukanikë pikantë të prerë në kubikë të vegjël (ata të Korcës janë shumë të mirë)
– 4 thelpinj hudhër të grirë
– 2 speca djegës (po të dëshirojmë)
– 2 lugë caji fara finoku
– 400 gr domate konservë
– 350-400 gr penne
– Parmigiano
– kripë

E shijshme, e lëngshme dhe pak pikante…. Mund ti rezistoni dhe një pjate të dytë. Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Leave a Comment

%d bloggers like this: