Si të gatuajmë “Embëlsira braziliane Beijinho”

Si të gatuajmë “Embëlsira braziliane Beijinho”. Për të përgatitur ëmbëlsirën braziliane beizhinjos (beijinho) veprojmë në këtë mënyrë: Hedhim gjalpin në një tenxhere të vogël për shkrirje, perzihet me qumështin panda dhe pak sheqer (për ata që duan ëmbëlsirat me shije kakao mund të hidhet edhe kakao në këtë pikë të gatimit). Pasi të jetë përzier mirë qumështi panda me gjalpin, shtohet pluhuri i kokosit dhe perzihet mirë. Brumi formohet me duar në toptha të vegjël që futen në frigorifer për ftohje. Pasi të jenë ftohur, mund të serviren. Kjo ishte e gjitha. Kjo është ëmbëlsira më e thjeshtë për tu bërë. Ju bëftë mirë!

beijinho

Për këtë ëmbëlsirë nevojiten: pluhur kokosi, gjalp, qumësht panda nestle i sheqerosur, dhe pak sheqer (nëse ju pëlqejnë me shije kakao, mund të përdorni edhe kakao). Cdo përbërës hidhet me hamendje!

Leave a Comment

%d bloggers like this: