Si të gatuajmë “Biskota dy-ngjyrërshe” – Receta gatimi për “Biskota dy-ngjyrërshe”. Shkrijmë gjalpin me sheqerin, i përziejmë lehtë, shtojmë vaniljen dhe kripën, shtojmë miellin, vazhdojmë perzjerjen me majë të gishtave deri sa të jenë përzierë plotësisht gjalpi dhe mielli. Ndajmë brumin në 2 pjesë të barabarta. Në njerën nga gjysmat e brumit shtojmë 20 gr kakao (me kujdes që pluhuri të përhapet në tërë masën). Hapim brumin në katrorë 20 cm me 20 cm gjerësi dhe më pak se 1 cm të trasha. Presim 9 shirita nga 1-1.5cm të gjerë të çdo brumi, vendosim mënjanë pjesën e mbetur. Sistemoni sipër/anash afër njëra- tjetrës me ngjyra alternative (shiko foton), me anë të një furçje lyejmë anët me vezë për të ndihmuar shiritat të ngjiten së bashku. Hapim pjesën e mbetur në formë pete derisa ajo të jetë në mënyrë të mjaftueshme e gjerë për të mbuluar plotësisht 9 shiritat e bashkuar. Mbështjellim në letër plastike dhe i vendosim në frigorifer për të paktën 30min të ftohen dhe të forcohen. Ndezim furrën të ngrohet në 175 ˚ C. I nxjerrim nga frigoriferi, i presim biskotat me rreth 0.5-0.7cm trashësi. I pjekim në tavë biskotash për 12 min. Pasi i nxjerrim nga furra biskotat do jenë të buta dhe të ngrohta. I vendosim mbi kartpiceta, për të thithur yndyrën e tepërt. Biskotat lihen të ftohen e më pas për tu shijuar. Ju bëftë mirë!

biskota

Përbërësit:
– 225 gr – gjalpë (pa kripë)
– 110 gr – sheqer
– 2 lugë – vanilje
– 1/4 lugë (gjelle) – kripë
– 300 gr miell apo 2.5 gota uji
– 20 gr – kakao
– 1 vezë
– 1 lugë gjelle ujë

Leave a Reply

© 2014 Peqini Online Shiko Lajme Ndeshje Filma Foto Video Shqip 2014 · Subscribe: RSS Twitter · Peqini Online designed by Shqiptari.net