Si të gatuajmë “Biftek me spinaq dhe djathë”

biftek me spinaq e djatheSi të gatuajmë “Biftek me spinaq dhe djathë” – Receta gatimi për “Biftek me spinaq dhe djathë”. Ngrohim furrën në 180 gradë. E vendosim biftekun në qese dhe e rrahim derisa të hollohet, duke treguar kujdes që mishi të mos çahet. Ziejmë spinaqin. E kullojmë, e lëmë të ftohet dhe e shtrydhim që të mos ketë lëngje. Në një enë bashkojmë spinaqin, arrëmyshkun, kripën dhe piperin. E hapim spinaqin mbi biftek, duke lënë 5 cm të pambuluara në çdo anë. Mbi spinaq spërkasim djathin. E mbështjellim biftekun role, dhe e lidhim me spango kuzhine. E vendosim në tavë. Shtojmë. verën dhe ujin. E mbulojmë dhe e pjekim për dy orë, ose derisa bifteku të jetë zbutur. E vendosim biftekun në pjatë. E vendosim tavën në nxehtësi mesatare dhe shtojmë tek lëngjet e mbetura niseshtenë. E gatuajmë, derisa të trashet. E presim biftekun në feta dhe e servirim të shoqëruar me salcën. Ju bëftë mirë!

Përbërësit:
• 1 kg biftek
• 23 filxhan verë e bardhë
• 23 filxhan ujë
• 1 lugë niseshte e përzierë me 2 lugë ujë

Mbushja:
• spinaq i freskët
• arrëmyshk i freskët i grirë, për shije
• kripë dhe piper, për shije
• 14-12 filxhan djathë i thërrmuar

Leave a Comment

%d bloggers like this: