Si mund te hap nje faqe interneti

Si te hap nje faqe interneti

Ka menyra te ndryshme per te hapur nje faqe interneti dhe kjo varet nga njohurite qe ju keni per sa i perket gjuheve te programimit. Menyra me e thjeshte per te krijuar nje faqe interneti pa pasur aspak njohuri mbi gjuhet e programimit si HTML, PHP, ASP etj eshte te krijosh nje BLOG.

Cfare eshte nje BLOG?
Nje blog (perqendrim i termave “WEB dhe LOG”) eshte nje faqe interneti e mirembajtur nga nje individ qe vazhdimisht publikon ne te informacione te ndryshme ne formen e tekstit, fotografive dhe videove. Ne pergjithesi informacionet e futura shfaqen sipas rendit kronologjik. Fjala “Blog” mund te perdoret dhe si folje me kuptimin mirembaj dhe shtoj informacion ne nje blog.

Blogu eshte nje nga menyrat me te perhapura te ndertimit te faqeve te internetit sot, kjo per vete faktin se menyra e krijimit te blogut dhe mirembajtja e tyre eshte shume e thjeshte dhe mund te behet dhe nga persona qe skane shume njohuri nga gjuhet e programimit te faqeve te internetit.

Si mund te hap nje blog personal falas?
Kjo varet nese doni te keni nje blog personal falas apo te paguani nje tarife mujore per mirembajtjen dhe hostimin e tij.
Nqs doni te krijoni nje blog personal falas ka shume kompani te fuqishme ne internet qe mund tua hostojne blogun falas dhe tju japin nje domain falas.

Para se te shpjegojme se si hapet nje blog,  ju duhet te dini c’fare eshte Domaini dhe Hosti:

Domain: eshte emri i faqes tuaj me te cilen vizitoret do ju kerkojne ne internet, si psh yahoo.com ose google.com, ose peqini.com
Vete fjala yahoo eshte domaini dhe ky domain ka nje tarife vjetore per ta patur tendin. Pra nese do te blesh nje domain si peqini.com duhet te paguash nje tarife qe shkon nga 7-13$ ne vit. Disa nga faqet ku mund te blesh nje domain jane: name.com namecheap.com, godaddy.com, dotster.com, dynadot.com, moniker.com.
Une personalisht preferoj Name.com sepse me ane te kuponave me oferta mund ti blesh domainet me cmimet me te lira ne treg

Nese do te blesh nje domain me prefiksin .al, si psh atdhe.al ka faqe te ndryshme interneti qe ofrojne kete sherbim sic eshte host.al ose webhost.al

Host: eshte vendi ne internet ku do te ngarkohet faqja juaj. Host-i ne vetvete eshte nje server ose kompjuter i cili rri 24 ore ne pune per te bere te mundur qe faqja juaj te shikohet nga te gjithe ne cdo ore te dites. Disa nga hostet me cmim te lire dhe te mire  jane Ipage.com Justhost.com Hostgator.com, Bluehost.com, hostmonster.com, lunarpages.com, ixwebhosting.com dreamhost.com .

1x1.trans Si te bej nje faqe interneti?
Le ta nisim atje ku e lame, disa nga kompanite qe ju japin mundesine te hostimit te blogut falas, ju japin dhe nje domain ose me sakte nje subdomain falas jane: Blogger.com, WordPress.com, thoughts.com. Ju mund te hapni faqen tuaj te pare thjesht duke hapur nje llogari ne njeren nga keto faqe te fuqishme dhe te zgjidhni nje domain falas. Me te thjeshtet per tu perdorur jane blogger (nje sherbim i ofruar nga google.com) dhe wordpress. Tek keto platforma ju nuk keni nevoje te paguani as host as domain. Domaini qe do mund te zini tek keto sherbime do te jete ne formen, peqini.blogsopot.com ose peqini.wordpress.com. E meta e ketyre domaineve eshte se jane pak te veshtira per tu mbajtur mend. Megjithate ekziston dhe alternativa tjeter qe ta blini vete domainin dhe ta hostoni tek blogger.com ose ta bleni tek wordpress.com. E meta e wordpress.com eshte se kerkon te paguani 18 dollare ne vit per ta mbajtur domainin tek hosti i tyre. Nje disavantazh tjeter i wordpress.com eshte se nuk ju lejon te vendosni reklama si google adsense etj. Megjithate keto jane alternativa shume ekonomike nqs ju doni te beni nje faqe per shkollen, biznesin  apo nje blog personal cfaredo.

Si mund te hap nje blog personal me pagese?
1x1.trans Si te bej nje faqe interneti?Nqs ju nuk e keni problem per disa dollare atehere alternativa me e mire eshte te blini nje host vete dhe nje domain dhe te ngarkoni atje nje script ose platforme blogu te cilat ofrohen falas nga kompani te ndryshme. Platformat me te perdorshme jane: WordPress.org, S9y.org, textpattern.com, movabletype.org, lifetype.net, flatpress.org, loudblog.com te gjitha jane shume te mira dhe shume te thjeshta per tu perdorur mjafton te kesh pak intuite ne perdorimin e  faqeve te internetit dhe te dish pak anglisht. Te mirat e blogjeve me domain te vertete dhe me host me pagese jane te shumta psh: emri i blogut tuaj mund te mbahet mend kollaj sepse nuk do te kete prapashtesa si blogspot.com ose wordpress.com po do te jete thjesht www.peqini.com ose www.faqjaime.com, templatet ose ana vizuale jane me te modifikueshme dhe ka shume tema qe ofrohen falas nga keto sherbime per ti dhene blogut tuaj nje pamje te vecante nga te tjerat. Gjithashtu ju mund te beni faqen tuaj shume te modifikime dhe te personalizueshme duke i shtuar sherbime te ndryshme me ante te plugin-eve qe ofrohen perseri falas nga po keto platforma.

Si te ndertoj nje faqe si Peqini.com

Per te patur nje ide me te qarte hidhini nje sy faqes Peqini.com Kjo eshte nje faqe e ndertuar nen platformen wordpress me host dhe domain personal. Pra shkurt muhabetit, per te patur nje faqe si Peqini.com ju duhet te blini nje host vete dhe nje domain dhe te ngarkoni tek paneli i hostit nje script ose platforme wordpressi (e cila eshte vendi ku do te menaxhoni faqen tuaj) e cila ofrohet falas, pastaj ti ngarkoni nje template falas apo te blere ne kompani te ndryshme. Nese keni nevoje per detaje te hollesishme apo per ndihme si te veproni hap pas hapi, mos nguroni te na kontaktoni ne faqen tone ne fb Peqin Albania

Sa kushton nje faqe interneti nese e bej vete?

Per te bere nje fqe interneti dinamike te personalizuar si peqini.com ju duhet te paguani dy gjera: hostin dhe domainin. Nese klikoni tek keto dy linket siper do te gjeni edhe kostot e sherbimeve te hostit dhe domainit. Keto jane cmimet me te lira ne treg qe ofrojne sherbime te plota prandaj i kam sjellur ketu. Pershembull per hostin, tek Ipage mund te ngarkoni disa domaine me madhesi transferimi te pakufizuar dhe hapesire pakufi me vetem nje llogari hosti qe shkon tek 2 dollare ne muaj. Pra me nje account hosti mbani shume domaine qe mund ti bleni diku tjeter dhe ti lidhni me hostin tuaj. Nje domain shkon nga 1 deri ne 10 dollare ne vit. Mund te kerkoni vete ne google por me mire se keto me te njejtat sherbime qe ofrojne, veshtire se gjeni.

Keto ishin disa nga keshillat e mia per ndertimin e nje faqeje interneti, tani sme mbetet gje tjeter vetem t’ju uroj fat te mbare ne ndertimin e faqes tuaj te pare. Per cdo pyetje mund te lini komentet tuaja./peqini.com/

One Comment

  1. peqini says:

    Ketu do gjeni gjithcka qe deshironi

Leave a Comment