Shqiptari padit Facebookun, kërkon 500 mijë dollare

Një shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 340 miq në Facebook, ka vendosur që të padisë gjigandin e internetit për shkak se i ka mbyllur llogarinë që kishte hapur aty, pa asnjë shpjegim. Mustafa Fteja kërkon 500 mijë dollarë si dëmshpërblim për këtë çështje.

“E kisha Facebook për një qëllim, për të mbajtur kontakte me familjen time,” thotë Fteja, që ka shkuar në SHBA para 17 vitesh. Fteja, 30 vjeç, mësoi në shtator se llogaria e tij ishte çaktivizuar.

“Di vetëm një gjë, nuk kam bërë asgjë”. Nuk kam dhunuar asnjë rregull a ligj.”

Në akuzën e tij, depozituar në Gjykatën Supreme të Manhattan-it, ai akuzon Facebook se nuk i është përgjigjur kërkesave të vazhdueshme të tij për të mësuar se përse ishte hequr nga faqja. Fteja, mysliman, gjithashtu akuzon kompaninë për diskriminim fetar. Facebook nuk i është përgjigjur kërkesave të mediave amerikane për një koment./Shqiptari.net/

Leave a Comment

%d bloggers like this: