PortaliForumiGalleryRegjistrohuIdentifikohuPytėsoriKėrko
Vendos Peqini.com Faqe Startuese - Vendos Peqini.com nė Favorites Kontakto
Menu
Chatbox.

Partneret
 
 
 
 

 
 
Voto Peqini.com
http://www.top.tiranafashion.com
Identifikohu
Identifikimi:
Fjalėkalimi:
Mė Identifiko Automatikisht:
:: Harrova fjalkalimin
Shqiptarėt, edhe kėtė vit nė Turqi pėr pushime
Fri Aug 01, 2008 10:03 am nga stilltoni
Shqiptarėt, edhe kėtė vit nė Turqi pėr pushime
Pas Turqisė, destinacioni i dytė mė i kėrkuar mbetet Egjipti, ku edhe temperaturat e larta nuk i kanė trembur turistėt shqiptarė pėr tė vizituar vendin e piramidave



Shqiptarėt nuk i kanė thėnė “Jo” edhe kėtė vit, Turqisė. Sėrish kanė zgjedhur tė pushojnė nė Turqi, njė destinacion ky konkurrues pėr tė gjithė destinacionet e tjera si Egjipti, Tunizia, Greqia apo Spanja. Pushuesit shqiptarė, nė shoqėri me partnerėt e tyre, apo edhe me familjen, as qė kanė menduar tė ndryshojnė preferencat e viteve tė fundit, kur qė nė fillim tė qershorit dhe korrikut, kanė prenotuar nė agjencitė turistike pėr tė kaluar verėn nė Antalie dhe Bodrum. Sipas tė dhėnave, marrė nga agjencitė kryesore turistike, thuajse 70 pėr qind e klientelės sė tyre ka preferuar Turqinė. Mungesa e problemit tė vizave, pėrshtatja e turistėve shqiptarė me mentalitetin e banorėve nė qytetet e pritjes sė turistėve, si dhe kostoja mė e ulėt e pushimeve krahasuar me destinacione tė tjera duket se ka nxitur sėrish shqiptarėt tė pėrzgjedhin Turqinė. Por nga ana tjetėr, edhe vetė operatorėt turistikė duket se kanė orientuar klientėt e tyre, duke u ofruar shėrbime mė tė kompletuara pėr nė Turqi. Operatorėt turistikė bėjnė me dije se, edhe nė dy vitet e ardhshme nuk do mungojė prirja e turistėve pėr tė pushuar nė qytetet turke.




Antalia dhe Bodrumi
Antalia pėr familjarėt dhe Bodrumi pėr mė tė rinjtė. Ky ėshtė komenti qė bėjnė menaxherėt e agjencive kryesore nė Tiranė. Sigurisht qė nuk mbeten pas edhe destinacione tė tjera si Alania, Kemeri apo Beleku. “Rreth 70 pėr qind e klientėve tanė kanė kėrkuar tė pushojnė nė Antalia dhe Bodrum, por nuk kanė munguar rezervimet edhe nė Alania, Kemer dhe Belek”,- thotė Administratorja e njė prej agjencive turistike, Manjola Hoxha. Sipas kėsaj agjencie, pushuesit shqiptarė kanė zgjedhur tė pėrfitojnė nga paketat turistike verore, ku pėrfshihet udhėtimi me “Charter”, akomodimi, ushqimi dhe shėrbimet e shoqėrimit. “Paketat tona janė 10-ditore dhe klientėt janė nga tė gjitha llojet, nė shoqėri me partnerėt e tyre, apo edhe nė familje”,- thekson Hoxha. E pyetur pėr periudhėn kur pushuesit kanė bėrė mė shumė rezervime, administratorja Hoxha shprehet se pėrgjithėsisht ėshtė veēuar 15-ditėshi i dytė i Korrikut dhe i gjithė muaji Gusht. Ndėrkohė qė, sipas njė tjetėr agjencie turistike, nė kryeqytet bėhet e ditur se njėsoj si vjet, pushuesit vazhdojnė tė zgjedhin Turqinė, edhe pse kanė pushuar vjet apo dy vjet mė parė nė zonat kryesore tė saj. “Klientėt tanė, tė tė gjitha kategorive, kryesisht kanė zgjedhur Antalien dhe Bodrumin. Duket se pėrzgjedhja e tyre ecėn paralel me mirėqenien ekonomike, pasi dihet qė Turqia mbetet njė destinacion i lirė pushimesh”,- shprehet pėr gazetėn “Shekulli” Andi Gorenca, koordinator i marketingut nė njė prej agjencive qė krijon ofertat dhe mė pas ua kalon agjencive mė tė vogla turistike. Sipas Gorencės, tre mbeten arsyet kryesore qė i kanė ēuar sėrish shqiptarėt tė pushojnė nė Turqi. “Kostoja e ulėt ekonomike, mungesa e problemeve me vizat, si dhe njė pėrshtatje e mentaliteteve mes dy popujve, duket se mbeten tre nga arsyet kryesore se pėrse turistėt shqiptarė udhėtojnė drejt Turqisė”,- thekson Gorenca. Por nga ana tjetėr ai nuk mohon edhe njė orientim tė klientėve nga vetė operatorėt turistikė. Ajo qė mbetet ende e vėshtirė pėr t’u thėnė nga tė gjithė operatorėt turistikė nė vend ėshtė numri i turistėve shqiptarė qė dėshirojnė tė pushojnė jashtė vendit.
Kostoja
Paketat turistike duket se kanė ēmime mė tė volitshme pėr turistėt. Kėshtu, 10 ditė nė Turqi mund tė kushtojnė nga 1200 euro, pėr dy persona, deri nė 1600 euro, pėr njė familje me njė fėmijė. Kjo kosto varion sipas numrit tė personave dhe llojit tė hotelit qė ata zgjedhin. “Ka njė larmishmėri tė madhe ēmimesh pėr ofertat tona, sepse kostoja varet nga hoteli qė dėshirojnė tė zgjedhin pushuesit”,- shprehet koordinatori i marketingut, Gorenca. Madje ai shton se nuk ka njė kategori tė caktuar turistėsh qė zgjedhin Turqinė, duke qenė se ata mund tė jenė nė ēift, nė shoqėri apo edhe me familjet e tyre. I pyetur nga gazeta “Shekulli” nėse ka njė rritje ēmimesh nė kėto ditė kur numri i prenotimeve pėr tė kaluar pushimet jashtė vendit rritet, Gorenca shprehet se nuk ėshtė e vėrtetė qė tė ketė njė tė tillė. “Ne nuk kemi bėrė rritje ēmimesh dhe kemi punuar me kėto oferta gjatė gjithė kohės. Kjo varet shumė edhe tek ofertat qė kanė gjetur klientėt dhe tek shėrbimet qė kanė marrė nė kėto oferta”,- shton Gorenca.
Megjithatė, pėrpos ndonjė luhatjeje tė vogėl mes ofertave qė bėjnė agjenci tė ndryshme, krahasuar me shumė destinacione turistike tė tjerė, Turqia mbetet mė pak e kushtueshmja.
Destinacionet e tjera
Egjipti duket se mbetet destinacioni i dytė turistik, pas Turqisė, mė shumė i preferuar nga shqiptarėt. Edhe pse temperaturat mbeten tė larta nė Egjipt, pushuesit nuk e kanė parė si pengesė kėtė gjė. “Destinacioni i dytė nė kėtė sezon, ėshtė Egjipti me “Sharm El Sheik””, bėjnė me dije operatorėt turistikė. Megjithatė, disa prej operatorėve thonė se Egjipti ka qenė sė tepėrmi i vizituar nė stinėn e vjeshtės dhe tė pranverės. Ndėrkohė qė kostoja pėr tė pushuar 10 ditė nė “Sharm El Sheik”, shkon nė 510 euro pėr person. Megjithatė mbetet pėr t’u kontrolluar nė tė gjitha agjencitė se ēfarė shėrbimesh ofrojnė nė paketat e tyre pėr nė Egjipt, sepse mė tė kompletuara duket se janė paketat turistike pėr nė Turqi, ku konkurrenca mes operatorėve turistikė ka ndikuar nė rritjen e shėrbimeve dhe uljen e ēmimeve.
Megjithatė, pėrkundėr rrymės sė madhe tė turistėve qė kėrkojnė Turqinė dhe Egjiptin, ka edhe nga ata qė preferojnė tė pushojnė nė Spanjė, ku vetėm akomodimi nė hotele pėr dy persona nis nga 1000 euro e pėrfundon 3500 euro, nė varėsi tė cilėsisė sė hotelit. “Kanė rezultuar tė suksesshme edhe pushimet nė Pragė, Vjenė, Lubjanė apo Budapest”,- tregon pėr destinacionet e tjera turistike, koordinatori i marketingut Andi Gorenca.
70
Pėr qind e turistėve shqiptarė qė pushojnė jashtė vendit kanė zgjedhur kėtė vit Turqinė.
510
Euro kushtojnė pushimet 10-ditore nė Egjipt pėr njė person, nė kėto ditė tė nxehta vere.
1200
Euro kushton njė paketė e plotė turistike, pėr 10 ditė pushime nė Turqi pėr dy persona.
1600
Euro kushton njė paketė e plotė turistike pėr 10 ditė pushime nė Turqi, pėr njė familje.


Valmora Gogo
Fri, 01 Aug 2008 09:34:00
shekulli online

Komentet: 0
Referer list
Referer List
Tema Fundit
» Pershendetje
Today at 11:44 am nga piku19

» Keni kopjuar ndonjehere?
Today at 11:18 am nga Enesi

» Duaja e Bukes
Today at 10:34 am nga Enesi

» shqiptaret e belgjikes
Today at 10:29 am nga Enesi

» KU DO TE DONIT TE ISHIT TANI
Today at 10:24 am nga Enesi

» MENDIMI I PARE QE KENI KUR ZGJOHENI NE MENGJES
Today at 10:23 am nga Enesi

» DITA ME E BUKUR E JETES...KUR??
Today at 10:20 am nga Enesi

» Pije per te Gjithe....
Today at 10:17 am nga Enesi

» Cilat mund te jene fushat ekonomike ku mund te zhvillohet peqini
Today at 10:11 am nga Enesi

» Poshte nipi....................
Today at 3:54 am nga TaPa

» Mardheniet prinder-femije, kontraditat ne familjet shqiptare.
Today at 3:48 am nga TaPa

» SHPREHJE PER MESHKUJT
Today at 2:20 am nga polskaALB

» Cfare duan vajzat? Cfare duan djemte?
Today at 2:18 am nga polskaALB

» Pyetje rreth Websitit
Yesterday at 11:17 pm nga polskaALB

» A MUND TE JETOJE NJE NJERI NE KUJTIME?
Yesterday at 10:11 pm nga Peqinsi i Finlandes

» Un them qe .......
Yesterday at 9:56 pm nga Peqinsi i Finlandes

» GJEAGJEZA...............
Yesterday at 9:51 pm nga Peqinsi i Finlandes

» loje fjalesh
Yesterday at 8:24 pm nga piku19

» CFARE PO DEGJONI TANI???????????????????????'
Yesterday at 7:46 pm nga honey

email @peqini.com
Krijo falas nje account @peqini.com
Sondazh
Kush ėshtė nė linjė
2 pėrdorues nė linjė: 1 anėtar 0 tė fshehur 1 vizitor :: 1 Bot

piku19

Nr. Rekord i pėrdoruesve online ishte 16 mė Tue Nov 11, 2008 4:35 pm
Statistikat
Forumi ka 335 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri plaku

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 16532 artikuj v 951 temat
Top posters
polskaALB (2441)
 
Peqinsi i Finlandes (1905)
 
TaPa (1744)
 
stilltoni (1393)
 
Aurinkon_Aarre (1286)
 
saimir_ (1179)
 
piku19 (890)
 
ona (665)
 
best (622)
 
paperina (426)
 
  Powerd by phpBB.com © www.peqini.com