Shqiptaret bëjnë gati valixhet

Destinacionet më të kërkuara janë Greqia dhe Italia, fqinjët tanë që kanë dhe numrin më të madh të emigrantëve shqiptarë.

Shitjet më të mëdha kanë qenë për biletat e autobusëve . Sipas agjensive, duke qenë se pjesa më e madhe e njerëzve do të udhëtojnë në grup, kryesisht pjesëtar të të njëjtës familje, udhëtimi me autobus është më i leverdisshëm.

Një biletë vajtje-ardhje për një person për në shtetin helen kushton rreth 50 euro, nëse do të zgjidhej të udhëtohej me avion çmimi i një bilete vajtje-ardhje çmimi shkon rreth 200 euro.

Agjensitë thonë se po vihet re dhe një tjetër fenomen, ai që kreun e listës së udhëtarëve për festat e fundvitit, po e kryesojnë personat me një moshë mesatare 50 vjeç apo edhe më të moshuar.

Përsa i përket transportit ajror sipas kompanive të shitjes së biletave, prenotimet janë për data më të vona. Kryesisht prenotimet fillojnë nga data 25 dhjetor. Kompanitë e udhëtimit ishin të përgatitura për këtë shtim të numrit të udhëtarëve.

Sinjalet e para u dhanë që një ditë pas marrjes së vendimit për liberalizimin e vizave për Shqipërinë, kur kompanitë morën edhe një paralajmërim nga qeveria se do të penalizohen nëse do të ndikojnë në organizimin e udhëtimeve që mund të shkaktojnë eksod.

Leave a Comment

%d bloggers like this: