Shqiperia e preferuara per 2011 nga CNN dhe LONELY PLANET

New York, 29 dhjetor – Ku do ta gjeni veten në Tokë gjatë vitit 2011? Koha për të planifikuar udhëtimin është tani, teksa viti i ri sjell dëshirën e zjarrtë zakonore për një fillim të ri dhe premtimin për njerëz dhe vende të reja.

Për përcaktimin e itinerarit tuaj, CNN jep rekomandimet e tre ekspertëve të udhëtimit; Robert Ried, editor udhëtimesh për “Lonely Planet”; Pauline Frommer, krijuesi i guidave “Pauline Frommer’s guidebooks”; dhe Martin Rapp, zëvendëspresident i shitjeve për kohën e lirë në “Altor”, transmeton Start.

“Renditja e Shqipërisë në vendin e parë të 10 destinacioneve kryesore turistike të vitit 2011 sipas listës së ‘Lonely Planet’ mund të jetë surprizë për shumë persona”, shkruan CNN tek citon Robert Riedin, por “Shqipëria i jep turistëve një shije të Mesdheut pa zhurma dhe çmime të shtrenjta”.

Destinacioni i vërtetë në rritje është Gjirokastra, një qytet qendra historike e të cilit është në vendet e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

“Gjirokastra është qytet me kalldrëme dhe me pallate të kohës Osmane”, theksoi Reid duke shtuar se “është një vend me atmosferë që ka shumë histori”.

Me plazhet piktoreske, ushqimet e shijshme dhe më një numër vendesh të trashëgimisë kulturore, Shqipëria nuk do të jetë jashtë udhëve më të rrahura për një kohë të gjatë, thotë “Lonely Planet” në intervistën për CNN.

Pasi rekomandojnë New Yorkun, Zelandën e Re, Amazonën peruane, Barcelonën e Spanjës dhe Norvegjinë, ekspertët e CNN-it vënë theksin tek Shqipëria e cila lë pas vende si Japonia, Guatemala, Bullgaria, Italia, Brazili etj./

Leave a Comment

%d bloggers like this: