Shqiperi – Islande 1-2 (Video)

Kombëtarja shqiptare luan ndeshjen e tretë kualifikuese të eliminatoreve të botërorit “Brazil 2014”, ku në “Qemal Stafa” presin Islandën. Ky takim është i vlefshëm për Grupin E, kur dihet që kuqezinjtë e kanë nisur me një fitore 3-1 me Qipron dhe janë mundur 2-0 në Zvicër. Shqipëria ka një shans të mirë për të bërë ëndrrën realitet, pasi me 12 dhe 16 tetor luan dy ndeshje në shtëpi, me Islandën dhe Slloveninë. Trajneri De Biazi ka pohuar se Shqipëria do të kërkojë pikët maksimale, 6, në këto dy takime.

SHQIPERI-ISLANDE 1-2
Golat: Çani 29′ / Bjarnason 19′,Sigurdson 81′
SHQIPERIA: Ujkani, A.Lila, Cana, Mavraj, Dallku, Kukeli, E.Bulku, G.Lika (Salihi 75′), Meha (Roshi 46′), Sadiku, Çani (Bogdani 85′). Trajner: De Biazi
ISLANDA: Halldorson, Steinson, Bjarnason (Gudmundsson 85′), G.Sigurdson, Gilslason (Saevarsson 68′), Arnason, R.Sigurdson, Gunarson, Finbogson (Jonsso 91′), Hallfredson, Skualson. Trajner: L.Lagerbak
Gjyqtarë: Gjyqtarë: T.Asumaa, M.Heininen, M.Hanninen (Finlandë)

Kartonë të verdhë: Kukeli, Cana, Çani, Mavraj / Arnason, Gunarson, Finnbogason,Sigurdsson

19’- Islandezët përfitojnë nga një mefshtësi e mbrojtjes kuqezi dhe Bjarnason me kokë e dërgon topin nga porta jone, kapiteni Cana ia le Ujkanit, por portierit i rreshket topi poshtë këmbeve dhe gol, 0-1

29’ – Sulm i përshkallëzuar i kuqezinjve dhe Meha nga e djathta lëshon një top të bukur në zonë dhe Edgar Çani me zgjuarsi e dërgon topin në rrjetë,1-1.

Pjesa e parë mbyllet 1-1.

Pjesa e dyte do të nisë me 20 vonesë, për shkak të reshjeve të shumta të shiut. Ndeshja nis ne 20:20.

Pjesa e dyte nis Roshi ne vend te Mehes

52′- Bulku provon nga distanca, jashte.

56′- Sadiku gjuan diagonal, por ndërhyn bukur portieri Halldorson duke e devijuar topi.

61′- Goditje dënimi për kuqezinjtë, Bulku dërgon një top tokaz në zonë, por mungon kontakti nga tanet.

78’- Roshi brenda zones gjuan tokas, por topi përfundon jashte.

81’- Goditje dënimi ballore per islandezet. Sigurdson gjuan topi perplaset ne shtylle dhe gol, 1-2

Trajner i ri për Shqipërinë, pasi edicionin e nisëm me italianin Xhani de Biazi, por vijojmë me stilin e vjetër. Ëndrra kualifikim thuajse ka marrë fund edhe për këtë sezon, pasi Shqipëria i lejon vetes që të mundet nga Islanda me rezultatin2-1. Ashtu si koha e keqe me reshje të shumta dhe terreni ji i përshtatshëm edhe kuqezinjtë shkuan në unison me këto dy faktorë, duke zhgënjyer tifozët në stadium dhe të gjithë shqiptarët kudo ndodhen. Amatorizi i kuqezinjve vijon në mbrojtje ku padyshim portieri Ujkani ka peshën kryesore të fajit, por nuk mbetet pas edhe kapiteni Cana. Një ndeshje për t’u harruar, por më mirë herët sesa vonë, sepse Shqipëria zgjohet nga gjumi dhe pas kësaj humbje objektivat tonë sërish rrokullisen me vazo, jo vazo 4 jo pesë e jo. Kuqezinjtë me këtë humbje në shtëpi i kanë vënë një njollë vetes dhe aq më shumë trajneri De Biazi, i cili sonte ishte shumë konfuz në ndërtimin e skuadrës. Terreni, nuk ishte i mire, gjykimi dyshues në ndonjë rast, por nuk ka justifikim. Ky ekip ka nevojë për ndeshkim, ku së pari lind pyetja: Çfarë na duhen trajnerët e huaj dhe të superpaguar, ku nuk arrijnë të mundin Luksemburgun dhe Islandën.

Leave a Comment

%d bloggers like this: