Lista e 23 lojtarëve te Shqiperia
Portierë

Samir Ujkani (Novara, Itali), Isli Hidi (AEL Limasol, Qipro), Orges Shehi (Skënderbeu)

Mbrojtës

Debatik Curri (Gençerbirligi, Turqi), Lorik Cana (Lazio, Itali), Armend Dallku (Vorskla Poltava, Ukrainë), Franc Veliu (Flamurtari), Admir Teli (Karabak, Azerbajxhan), Kristi Vangjeli (Aris Selanik, Greqi)

Mesfushorë

Ansi Agolli (Karabak, Azerbajxhan), Klodian Duro (pa skuadër), Ervin Bulku (AZAL Baku, Azerbajxhan), Altin Lala Hanover, Gjermani), Gilman Lika (Tirana), Emilian Vila (PAS Janina, Greqi), Ervin Skela (pa skuadër), Jahmir Hyka (Luzern, Zvicër), Gjergj Muzaka (Skënderbeu)

Sulmues

Erjon Bogdani (Çesena, Itali), Hamdi Salihi (Rapid Vjenë, Austri), Elis Bakaj (Dinamo Bukuresht, Rumani), Ahmed Januzi (Vorskla Poltava, Ukrainë), Edmond Kapllani (Augsburg, Gjermani)

Franca

Trajneri i Francës ka “zbardhur” emrat e lojtarëve që do të grumbullojë për ndeshjet ndaj Shqipërisë dhe Rumanisë, në dy ndeshjet eleminatore të Euro 2012, përkatësisht më 2 e 6 shtator.
Spikat në këtë listë të “gjelave” rikthimi në ekip i Frank Riberisë, pasi ka kaluar dëmtimet dhe është në formë shumë të mirë që në nisje të sezonit të ri.
Në ekip është kthyer edhe mesfushori i Marsejës, Matjë Valbuena, ndërsa problemet në mbrojtje janë të shumta.
Mekses, Diabi dhe Sako janë të dëmtuar, ndërsa Adil Rami, që është grumbulluar, do të mundë të luajë vetëm ndaj Rumanisë, pasi përballë shqiptarëve do të shlyejë ndeshjen e dytë të pezullimit.
Blank, do të krijojë një dyshe në qendër të mbrojtjes të përbërë nga Junes Kabul i Totenhemit dhe Erik Abidal i Barcelonës. Dëmtimet kanë bërë që Loren Koshielni i Arsenalit ta fitojë një vend në kombëtare.
Ndryshe nga sa parashikonin mediat franceze, Blank nuk grumbulloi sulmuesin e Lionit, Gomis, ndërsa thirri sulmuesin e Paris SG, Gijom Horo, ndonëse ky nuk po luan rregullisht. Po ashtu, sulmuesi tjetër parizien, Kevin Gameiro, shënues goli në javën e fundit të kampionatit francez, është pjesë e skuadrës.
Franca kryeson grupin tonë eleminator me 13 pikë pas 6 ndeshjesh të luajtua, ndërsa Shqipëria ka 8 pikë po pas 6 ndeshjesh.

Leave a Reply

© 2014 Peqini Online Shiko Lajme Ndeshje Filma Foto Video Shqip 2014 · Subscribe: RSS Twitter · Peqini Online designed by Shqiptari.net