Shpëtimi i hebrenjve, historia e parrëfyer e Shqipërisë

Fritzi Weitzmann Owens vjen nga një “qytet me kulturë”. Në vitin 1938, kur pushtimi hitlerian i Austrisë e detyroi atë të largohej nga Vjena, Shqipëria, një vend jo i zhvilluar nuk ishte zgjedhja e parë e familjes së saj. Por pak vende në Europë kishin vullnet për të pranuar hebrenjtë dhe SHBA kishte një sistem kuotash. Shqipëria, një nga vendet pak të zhvilluara, u bë streha e familjes së saj. Vetë Mbreti Zog i ofroi familjes Ëeitzmanns viza dhe kështu ajo qëndroi pesë muaj në Shqipëri para se të nisej për në SHBA. Ata jetuan në një hotel pa shumë kushte, pa ujë të pijshëm mbi të gjitha, por mbreti, një mik i vjetër i babait të saj i ndihmoi të nisnin një biznes fotografie dhe fqinjët u sollën edhe ushqime për mirëseardhje. “Unë e ndjej se ishim me fat pasi pa këtë pjesë të vogël të historisë sonë, mund të vdisnim”, – tha Ëeitzmann nga shtëpia e saj në Nju Jork. “Jemi mirënjohës për çdo ditë. Ajo është një nga mijëra hebrenjtë që shpëtuan nga Holokausti nëpërmjet Shqipërisë, vendit të vetëm mysliman të Europës në atë kohë. E njohur përmes rrëfimeve të njohura si “lista e Shindlerit”, kjo copëz e jetës së hebrenjve mbeti disi e izoluar në Shqipërinë që më pas mbylli dyert e saj për botën. Sot, një organizëm kërkimi po hedh dritë mbi këtë histori mikpritjeje, sakrifice dhe harmonie fetare. Regjistrimet e popullsisë tregojnë se në 1931, rreth 200 hebrenj jetonin në Shqipëri. Sipas disa vlerësimeve, numri ishte dy apo tri herë më i madh pas luftës. Saimir Lojlia ka hartuar atë që ai e konsideron si listën më të besueshme të hebrenjve të shpëtuar nëpërmjet Shqipërisë e sipas shifrave të tij ata janë rreth 3,160. Inxhinieri Lojlia ka kaluar vite të tëra duke kërkuar mes dokumenteve të arkivuara, fotografive dhe objekteve dhe ka redaktuar disa libra mbi historinë e hebrenjve në Shqipëri. Ai thotë se nuk ka asnjë histori të hebrenjve të vrarë apo të dorëzuar nazistëve në Shqipëri. “Kjo është historia e parrëfyer e Shqipërisë. Është i vetmi vend në Europë, ku hebrenjtë nuk u dorëzuan, por u shpëtuan”, thotë ai. Ajo që është krejtësisht e ndryshme në historinë shqiptare, thotë Randi Ëinter, një shkrimtar hebre që ka ndihmuar me dokumentet e shpëtimit, është se hebrenjtë nuk u shpëtuan në fshehtësi. Fshatra të tëra dinin për hebrenjtë dhe askush nuk dorëzoi asnjë prej tyre, thotë ai.
Në shumë raste, qeveria shqiptare nuk ishte e përfshirë zyrtarisht në shpëtimin e hebrenjve. “Veç dhënies së vizave për hebrenjtë, zyrtarët e qeverisë refuzuan t’u dorëzonin nazistëve listat e hebrenjve në Shqipëri”, thotë Harvey Sarner, autor i librit “Shpëtim në Shqipëri”. Dokumentet e qeverisë tregojnë se negociata për lirimin e hebrenjve të arrestuar u bënë me komandantët gjermanë. Por, Sarner thotë se situata nuk ishte aq e këndshme sa dukej. Qeveria shqiptare miratoi një rregullore kundër hebrenjve në vitet 1938-39, para pushtimit italian të Shqipërisë, edhe pse duket se nuk e zbatoi atë.
Dhe në territorin e aneksuar të Kosovës, hebrenjtë mblidheshin në zona të veçanta, edhe ose ata ende shkonin në kinema, ndiqnin ndeshjet e futbollit apo festonin ditët e shënuara të tyre.
Ai kujton një rast në Kosovë në të cilin një grup hebrenjsh u nxorën jashtë territorit dhe u vranë. Por, Sarner thekson se edhe këtu shkalla e shpëtimit të hebrenjve ishte më e lartë se në shumë vende të tjera. Një vend krejt ndryshe në Europë, Shqipëria ka kulturën e saj dhe një protokoll të lashtë social të quajtur Kanun. Ai daton në shekullin e 15-të, ai është transmetuar brez pas brezi deri në fillim të shekullit të 20-të.
Mes elementëve me të dallueshëm të tij është besa, një premtim moral për të mbajtur fjalën e dhënë. Duket se kjo i ka shpëtuar hebrenjtë në Shqipëri. Scarlett Epstein kujton se si ajo shkoi nga njëra ambasadë në tjetrën për të blerë një vizë, por ishte e kufizuar nga pasaporta e saj austriake me një J të madhe në krye, që tregonte se ishte hebreje. “Të gjithë më mbyllnin derën në fytyrë. Por, në ambasadën shqiptare, më pritën krejt ndryshe”, thotë ajo nga Britania, ku jeton tani. Johanna Neumann dhe nëna e saj u strehuan nga familja Pilku gjatë pushtimit nazist. Një ditë një oficer gjerman vizitoi shtëpinë dhe pa e ditur identitetin e nënës së saj ai tha: nëse do të përballesha një ditë me një komunist apo çifut, do ta vrisja menjëherë. Por, ajo jetoi dhe sot tregon historinë. Një foto e xhamisë në qendër të Tiranës sot qëndron varur në murin e shtëpisë së zonjës Neumann në Maryland.
Të tjerë hebrenjve shqiptarët u dhanë emra dhe veshje myslimane për të fshehur identitetet e tyre. Shumë prej tyre sot mbajnë ende lidhje me ata që i shpëtuan. Kjo mikpritje shqiptare përshkruhet edhe në librin me titull “Besa: myslimanët që shpëtuan hebrenjtë” të fotografit amerikan Norman Gershman, i cili udhëtoi në zona të largëta të Shqipërisë për të dokumentuar historitë e atyre që shpëtuan hebrenjtë. Rezultati janë një sërë fotografish që kanë bërë xhiron e botës. Mes portreteve është edhe ai i Haxhi Dede Reshat Bardhit, kreu i urdhrit të bektashinjve në Shqipëri. Në fotografi, sytë e tij duken të qetë dhe të butë dhe dora e djathtë është mbi zemër. Gershman e citon atë ndërsa thotë se kryeministri i asaj kohe, Mehdi Frashëri, gjithashtu bektashi – u dha njerëzve të tij urdhër gjatë pushtimit nazist që të gjithë fëmijët hebrenj të hanin bashkë me fëmijët shqiptarë, të flinin bashkë me ta, të jetonin si në një familje. Koncepti i të huajit nuk ekziston në kulturën shqiptare, shpjegon Ëinter, ndërsa tregon një ekspozitë me portretet e Gershman në Universitetin Simon Fraser në Vancouver, në British Columbia. Në vend të kësaj, një i huaj konsiderohet përherë si një mik. “Në ç’botë të ndryshme do të jetonim sot nëse do të shihnim dikë që vjen për të të kërkuar ndihmë dhe në vend që t’i mbyllësh derën e ta braktisësh në fatin e tij, do t’i thoshe: Një mik! Është një mundësi për të qenë mikpritës, për të mbajtur fjalën. Për të bërë mirë”. “Po pse e bëmë?”, pyet Nadire Proseku, një shqiptare që ka strehuar disa refugjatë hebrenj në shtëpinë e saj për një vit. “Si myslimanë, ne bëmë vetëm detyrën tonë”. “Sot, shembulli shqiptar reflekton mënyrën se si një shoqëri mund të nxjerrë në pah anën e saj më të mirë”, thotë inxhinier Lojlia. Kjo duhet përdorur për t’i edukuar të gjithë me harmoninë fetare dhe për t’u kujtuar njerëzve se çfarë simbioze ka ekzistuar mes hebrenjve dhe myslimanëve. Portretet e Gershmanit do të shfaqen deri më 29 janar në Galerinë ‘Soho’ në Nju Jork dhe më pas do të shkojnë në parlamentin britanik në Londër. Me financimin e një princi saudit dhe fondacionit për njerëzit e drejtë të Steven Spielberg, JËM Productions shpreson të përfundojë një film lidhur me shpëtimin e hebrenjve gjatë holokaustit për përvjetorin e ardhshëm të 11 shtatorit, që do të dalë më pas në kinematë e Nju Jorkut. Ndërsa Kolegji Queensborough në Nju Jork po kthen informacionet për këtë në leksione dhe shpreson më pas ta shpërndajë në shkollat e të gjithë vendit. “Unë gjithnjë kam dashur ta tregoj këtë histori, sepse është një mrekulli”, thotë Ëeitzmann Oëens, djali i shpëtimtarit të së cilës është mes portreteve të ekspozitës. “Ishin njerëz kaq të mirë, kjo duhet thënë me zë të lartë”, pohon ajo. “Christian Science Monitor”

Leave a Comment

%d bloggers like this: