Shorti i Ligës së Kampionëve, Cerekfinalistet 2011

Real Madridi ëshë caktuar përballë Tottenhamit, ndërsa Chelsea do të ketë përballë rivalin e hidhur të Premier Ligës, Manchester United.

Në anën tjetër Real Madridi do ketë përballë befasinë e këtij sezoni, Tottenham, që pasi mposhti Interin për kreun e grupit në fazën grupore, dhe pastaj eliminoi Milanin në 1/8-tën e finales.

Shorti i hedhur sot në Nyon të Zvicrës ka nxjerrë sfida më të lehta për dy fituesit e dy viteve të fundit të kësaj gare. Interi do të ketë përballë Schalken derisa Barcelona në çerekfinale do të përballet me Shakhtar Donetsk.

Ndeshjet e para çerekfinale do të zhvillohen më 5 dhe 6 prill, derisa ndeshjet e kthimit më 12 dhe 13 prill

Shorti po ashtu ka përcaktuar edhe sfidat gjysmëfinale. Fituesi i duelit Inter-Schalke do të përballet me fituesin e duelit Chelsea – Manchester United, derisa fituesi i Barcelona-Shakhtar do të ketë përballë fituesin e sfidës Real Madrid – Tottenham.

Shorti Cerek finale (5/6 e 12/13 prill)
Real Madrid CF – Tottenham Hotspur FC
Chelsea FC – Manchester United FC
FC Barcelona – FC Shakhtar Donetsk
FC Internazionale Milano – FC Schalke 04

Shorti gjysem finale (26/27 prill e 3/4 maj)
1 FC Internazionale Milano/FC Schalke 04 – Chelsea FC/Manchester United FC
2 Real Madrid CF/Tottenham Hotspur FC – FC Barcelona/FC Shakhtar Donetsk

Finale (28 maj, Wembley)
Fituesi i gjysem finale 2 – Fituesi i gjysem finale 1

Leave a Comment

%d bloggers like this: