Shorti i Europa League 2012 – paraeliminatoret

Inter, Liverpul dhe Olimpik Marsejë ishin disa nga skuadrat e njohura që mësuan emrat e kundërshtarëve të tyre në turin e tretë paraelimnator të Europa League.

Liverpuli, 5 herë fitues i turneve evropian, mund të përballet me Renovën, nëse kjo e fundit arrin të përmbysë humbjen e sfidës së parë kundër Gomel.

Ndërsa Inter, fitues i dy vite më parë i Ligës së Kampioneve, do të luajë përballë kroatëve të Hajduk Split apo letonezëve të Skonto.

Olimpik Marseja, një tjetër fitues i Ligës së Kampioneve, do të ndeshet me Eskishehirspor ose Seint Xhonston. Finalistët e edicionit të kaluar, Atletik Bilbao, e nisin rrugën e tyre drejt një tjetër finale në Europa League duke luajtur përballë kroatëve të Slaven Koprivnica ose irlandezo-veriorëve të Portadaun.

Tirana, nëse arrin të mposhtë norvegjezët e Alesund me të cilët barazoi mbrëmë 1-1 në kryeqytet, mund të përballet me APOEL të Qipros, skuadër e cila sezonin e kaluar e filloi duke eliminuar Skënderbeun në Ligën e Kampioneve, për të shkua më pas deri në çerekfinalet e këtij turneu. /lajmeshqip

Shorti i turit të tretë paraeliminator të Europa League

Atletik Bilbao – Slaven Koprivnica / Portadaun FC

Anzhi Makhashkala / Honved – Lokomotiv Plovdiv / Vitese

İnter Bakı / Asteras Tripolis – CS Maritimo

Rapid Bukuresht / MyPa – Herenven

Ruç Çorzhou / Metalurg Shkup – Metalurg Rustavi / Viktoria Plzen

AC Horsens – Dacia Çisinau / IF Elfsborg

APOEL FC / Senica – KF Tirana / Alesunds

Inter – Hajduk Split / Skonto

FK Vojvodina / FK Suduva – Rapid Vjenë

KRC Genk – FC Milsami Orhei / Aktobe

NK Olimpija Ljubljana / Tromso IL – FC Metalurh Donetsk / FK Çelik Nikshiç

FC Tuente / Inter Turku – Mlada Boleslav / Tor Akureiri

Bnei Yehuda / FC Shirak – PAOK FC

AGF Arhus / FC Dila Gori – Levadia Talin / Anorthosis Famagusta

Slovan Bratislava / Videoton – FC Diferdanzh / KAA Gent

AIK Solna / FH Hafnarfjordur – Kazar Lankaran / Leç Poznan

Eskishehirspor / Seint Xhonston – Olimpik Marsejë

FC Naftan Novopolotsk / Crvena Zvezda – AC Omonia

Levski Sofia / FK Sarajevo – Jyvaskyla / FK Zeta

VMFD Zhalgiris / Admira Uacker – Sparta Praga

NK Osijek / Kalmar – Jang Bois / FC Zimbru Çisinau

Dandi – Dinamo Moskë

FC Arsenal Kiev – ND Mura 05 / CSKA Sofja

Bursaspor – Makabi Netania / KuPS

FC Steaua Bukuresht – Spartak Trnava / Sligo Rovers

FK Renova / FC Gomel – Liverpul

Shakhtior Soligorsk / Ried – Liepajas Metalurgs / Legia Varshavë

Shiroki Brijeg / Seint Patriks – Hanover

Servet / Gandzasar – Rosenborg  / Ordabasi Shimkent

Leave a Comment

%d bloggers like this: