Shkumbini, vjen maqedonasi Velcev

Shkumbini ka bërë goditjen e radhës, teksa ka nënshkruar me një tjetër futbollist maqedonas, Marian Velcev. Lajmi është konfirmuar nga shefi i klubit, Astrit Isaj. “Sot (dje) kemi arritur marrëveshjen me një futbollist maqedonas, Marian Velcev, i cili luan në rolin e mesfushorit shkatërrues. Ne kishim kohë që e vëzhgonim këtë lojtar, por edhe të dhënat e marra për të na bindën. Futbollisti në fjalë është i datëlindjes 1982”, ka thënë Isaj. Më tej, shefi i klubit ka theksuar edhe faktin se këto lëvizje që janë bërë së fundmi janë në kuadër të premtimeve që kanë bërë drejtuesit e klubit, pikërisht për ta sjellë elementë të nevojshëm në çdo repart.

Leave a Comment

%d bloggers like this: