Sherr në bilardo, vritet me thikë 26-vjeçari. Policia arreston autorin e krimit

POGRADEC- Një sherr që duket se nisi për motive të dobëta ka përfunduar me një viktimë, Ngjarja ndodhi në një bilardo në Pogradec dhe sipas policisë, viktimë mbeti i riu 26-vjeçar Sulo Oparaku, nga fshati Selcë.

Sipas të dhënave të para ai është goditur me thikë nga Mentor Xhyra. Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka bërë të mundur edhe arrestimin e autorit të krimit, pak kohë pas vrasjes. Ekspertët po hetojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërkohë që dosja hetimore i ka kaluar prokurorisë.

Leave a Comment

%d bloggers like this: