Shënohet viktima e parë në trazirat në Londër

Në trazirat e rënda në kryeqytetin britanik ka pasur një viktimë. Siç bëri të ditur policia, një 26 vjeçar, i cili qe plagosur një natë më parë, vdiq në spital nga plagët e rënda. Burri u gjet në lagjen londineze Croydon, në automjetin e tij, me disa plagë nga armë zjarri, bëri të ditur një zëdhënës i Scotland Yardit. Pas Londrës natën e së martës pati plaçkitje, zjarrvënie dhe trazira edhe në Birmingham dhe Liverpool. Në qendër të Birmingamit, policia arrestoi 87 të rinj.

Panorama ONLINE

Leave a Comment

%d bloggers like this: