Serie A po e tejkalon Premier Ligën?

Lajme Sport-Përderisa bota po vazhdon të përballet me ringjalljen nga kriza ekonomike globale, ashtu edhe futbolli po kalon nëpër një lloj tranzicioni, me Italinë e cila po duket në formë shumë më të mirë para fillimit të sezonit, sesa kampiontatet e vendeve tjera.

Në katër vitet e fundit është thënë shumë për futbollin e shëmtuar italian. Një brend i vjetër i futbollit, ishte goditur nga një prej skandaleve më të mëdha sportive të kohëve të fundit, duke dërguar në Serie B një nga klubet më të trofeshme të vendit dhe duke humbur kështu shumë kredibilitet si nga ana financiare ashtu dhe nga ana e futbollit.

Nga ana tjetër, Liga Premier kishte filluar të shkëlqejë. Liverpooli dhe Manchester United e fituan Ligën e Kampionëve, ndërsa pesë vite radhazi skuadrat angleze ishin pjesëmarrëse në finale. Ata gjithashtu arrinin marrëveshje për të drejtat televizive në regjionin e 1 miliardë eurove, ndërsa është fakt se Liga Premier ishte shndërruar në kampionatin më të fortë në botë. Por, tani duket se futbolli ka filluar të kthehet për së mbari, ashtu siç ka qenë.

Pasi humbi një nga ikonat më të mëdha, Cristiano Ronaldon, verën e kaluar, së bashku me një nga katalizatorët e asaj gare për titull, Xabi Alonso, Liga Premier përsëri ka filluar të vuajë në tregun e transferimeve. Jo vetëm fakti që Liga Premier mund t’i humbë disa nga lojtarët më të mëdhenj si Torres, Mascherano, Fabregas dhe Ashley Cole, por edhe klubet angleze po dështojnë ta shtrojnë dominimin e tyre në tregun e transferimeve.

Përpos Manchester Cityt që është duke treguar dhëmbët me anë të pasanikëve të Abu Dhabit, klubet tjera të Ligës Premier nuk e kanë pasur fjalën e fundit sa u përket lojtarëve të përfolur, si Ozil, Dzeko, Fabiano, Ibrahimovic, Keisuke Honda, David Villa etj etj…të cilët hapur kanë vënë në dyshim të ardhmet e tyre. Në ndërkohë, në itali po punohet dhe nuk është duke u fjetur. Milani po bën tentime për Hondan dhe është duke vrojtuar Fabianon, ndërsa ka siguruar qëndrimin e Ronaldinhos.

Përderisa ‘katërshja e madhe’ e Anglisë ka qenë në mbledhje të futbollistëve si Marouane Chamakh dhe Laurent Koscielny, ashtu si një futbollist premtues por të padëshmuar si Javier Hernandez dhe me ndërrime të skuadrave të Joe Cole dhe Yossi Benayoun, Interi nga ana tjetër ka shpenzuar këtë verë në mbajtjen e skuadrës që e ka fituar Ligën e Kampionëve. Përderisa Maicon dhe Balotelli shihen si të transferuar te Real Madrid, respektivisht City, Diego Militos dhe Sneijderit pritet t’i bashkohet së shpejti Javier Mascherano dhe një yll tjetër i madh, i cili do të blihet me paratë nga shitja e Balotellit.

Në ndërkohë, Juventusi po vazhdon të jetë i interesuar në shumë lojtarë, në atë që quhet revolucionarizimi i skuadrës. Në Apenine kanë mbetur lojtarë të mëdhenj si Cavani, D’Agostino, Jorge Martnez dhe Leonardo Bonucci, kurse asnjëri prej tyre nuk kushton aq sa kërkon Aston Villa për James Milnerin. Me që jemi këtu, po i kthehemi Manchester Cityt. ‘Qytetarët’ po s’pastrojnë gjithçka në tregun e transferimeve, duke mos ua lënë asnjë kafshore klubeve tjera angleze, të cilat po i mbulojnë borxhet astronomike. Megjithatë, Cityt do t’i duhen ditë, muaj, javë apo edhe vite për ta gjetur elementin për të fituar tituj.

Por, çfarë mund të mësojmë nga këto lëvizje në tregun e transferimeve? A do të thotë kjo vërtet se Serie A po kthehet dalë ngadalë në fronin e futbollit evropian? Ndoshta lojtarët më të mirë besojnë se kanë më shumë gjasa për të fituar tituj dhe për të treguar veten në Itali? Është e vështirë të gjejmë ndonjë arsye tjetër, duke parë se çfarë po ofrojnë të pasurit në Angli dhe Spanjë, përkundër faktit se gjithnjë aty është ushqimi, vera e mirë dhe jeta atraktive. Nga ana futbollistike, duket se Italia rastësisht po bëhet shumë më tërheqëse.

Sipas kësaj, Liga Premier po bëhet më pak atraktive për lojtarët të cilët duan edhe sukses edhe jetë të rehatshme. Përderisa Barcelona dhe Real Madridi po e vazhdojnë ekskluzivisht garën për trofe në Spanjë, është Serie A ajo që po lind frytet. Tani është koha për ekipet italiane që të hyjnë në fushë dhe me anë të rezultateve ta dëshmojnë këtë këtë.

Leave a Comment

%d bloggers like this: