Serbia dorëzon në OKB, Rezolutën për Kosovën

NEW YORK- Serbia ka dorëzuar sot në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, rezolutën, përmes së cilës synon negociata të reja për statusin e Kosovës, sipas mediave serbe. Edhe pse nuk kërkohen hapur negociata të reja, fraza “sesioni I njëanshëm është I papranueshëm” lë të kuptohet se Serbia nuk është e kënaqur me këtë zgjidhje, e rrejedhimisht cështja duhet rishikuar. Ka qënë Ministri i Jashtëm Vuk Jeremiç i cili i ka dorëzuar Ban Ki Mun-it këtë rezolutë.

Në rezolutën e hartuar nga Serbia, theksohet se përmes dialogut kërkohet arritja e njëzgjidhjeje të pranueshme për të gjitha çështjet e hapura.
Gjatë qëndrimit në New York, Jeremiç thuhet se do t’i drejtohet edhe forumit të Lëvizjes së Painkuadruarve si dhe do të zhvillojë një numër të madh takimesh me ambasadorët e vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara.

Sipas njoftimit të MPJ-së së Serbisë, Jeremiç, gjithashtu, do të zhvillojë konsultime në përpjekje për t’u përgatitur për seancën e Këshillit të Sigurimit rreth Kosovës, e cila është paraparë në javën e ardhshme.

Portali i Gazetës Express ka publikuar të plotë tekstin që përmban rezoluta e Serbisë: Në lidhje me pikën 77 të rendit të ditës të Sesionit të 64-të të Asamblesë së Përgjithshme:
“Kërkesë Gjykatës Ndërkombëtare e Drejtësisë të nxjerrë një opinion këshillues nëse shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës është në përputhje me ligjin ndërkombëtar”
Asambleja e Përgjithshme,
Sipas parimeve të përfshira në Kartën e Kombeve të Bashkuara,
Duke pasur parasysh funksionet dhe kompetencat e saj sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara,
Duke rikujtuar rezolutën e saj 63/ 3, të datës 8 tetor 2008
Të vetëdijshëm se nuk është arritur marrëveshje midis palëve në lidhje me pasojat e një shpalljeje të njëanshme të pavarësisë së Kosovës nga Serbia,
Duke marrë parasysh faktin se shkëputja e njëanshme nuk mund të jetë mënyrë e pranueshme për të zgjidhur çështjet territoriale,

1. Duke marrë parasysh opinionin këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, lëshuar më 22 korrik 2010, nëse shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare,

2. U bën thirrje të gjitha palëve të gjejnë zgjidhje të pranueshme për të gjitha çështjet e pazgjidhura me dialog paqësor, në interes të paqes, sigurisë dhe bashkëpunimit në rajon,

3. Vendos të përfshijë në axhendën e përkohshme të seancës së 66-të, pikën me temën: “Veprimet e mëtejshme pas opinionit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me atë nëse shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës, është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”.


Leave a Comment

%d bloggers like this: