Serbi, vandalizëm ndaj komunitetit mysliman ne diten e pare te Ramazanit

Ndërtesa e Komunitetit Mysliman në Serbi është sulmuar nga një grup i panjohur. Policia e Serbisë ka bërë me dije se agresorët kanë sulmuar godinën islamike në qendër të Novi Sad (kryeqytet i Vojvodinës) mëngjesin e sotëm.

Qendra e këtij qyteti është nën kontrollin e një prej dy organizatave myslimane në Serbi, e drejtuar nga Muamer Zukorliç.

Ata kanë thyer xhamat e derës kryesore dhe xhamin e një dritareje. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje e cila është klasifikuar si sjellje e dhunshme.

Përfaqësues të komunitetit mysliman janë shprehur se nuk është shkaktuar ndonjë dëm i madh por akti është një vandalizëm dhe sulm për të gjithë myslimanët. Sulmi ka ardhur në nisje të muajit të Ramazanit.

Një sulm i ngjashëm ka ndodhur dhe tre vite më parë dhe fajtorët nuk janë zbuluar ende.

Leave a Comment

%d bloggers like this: