Scholes: Kurrë nuk largohem nga United

Mesfushori në top formë i Manchester United, Paul Scholes, ka deklaruar se ai kurrë nuk e ka menduar, nuk është duke e menduar dhe as që do ta mendojë ndonjëherë të largohet nga Manchester United, që sipas tij është klubi më i mirë.

“Unë kam qëndruar këtu për shkak se është klubi më i mirë. Unë jam nga Mançesteri dhe pse duhet të largohem? Menaxheri dëshiron që unë të qëndroj”.

“Si mund të jem bezdisur nga fitimi i trofeve? I bezdisur nga ndeshjet e fituara çdo javë, shumicën e javëve? Si mund të bezdiseni nga kjo?”, u shpreh Scholes




http://shqiplajme.com/scholes-kurre-nuk-largohem-nga-united/

Leave a Comment

%d bloggers like this: