Rusia heq dorë nga ora dimërore

“Është burim stresi, nervozizmi e madje edhe sëmundjesh. Kështu që është më mira ta eleminojmë”. Me këto fjalë Kremlini ka vendosur të abrogojë vendimin për ndryshimin e orës në vjeshtë, që kalonte nga ora verore në orën dimërore.

Që nga vjeshta e ardhshme, tha presidenti rus, Dmitri Medvedev, akrepat e orës do të qendrojnë të fiksuar, pavarësisht ndërrimit të stinëve.

“Mora një vendim për të anuluar orën dimërore. Këtë direktivë që do të nisë nga vjeshta e ardhshme i dërgova qeverisë. Ky ndyshim do të mbrojë rusët nga stresi, nervizizmi dhe sëmundjet e shkaktuara nga ndryshimi i ritmit biologjik”, deklaroi Medvedev gjatë një takimi me një grup kërkuesish të rinj rusë.

E përbërë nga 11 zona të ndryshme orari për shkak të shtrirjes nga kufinjtë me Poloninë në perëndim e deri në Alaskë në lindje, prej 30 vjetësh Rusia, ashtu si pjesa më e madhe e vendeve në rruzullin tokësor, aplikonte si orën verore ashtu edhe atë dimërore, duke spostuar akrepat 60 minuta para në vjeshtë, e 60 minuta pas në pranverë.

Leave a Comment

%d bloggers like this: