Rruga e Kombit Durres – Kukes me pagese: 5 Euro

Drejtuesit e automjeteve që do të zgjedhin të kalojnë përmes rrugës Durrës-Kukës dhe tunelit të Kalimashit nuk do të mund ta bëjnë më këtë pa pagesë. Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, ka konfirmuar sot se dhënia me koncension e rrugës Durrës-Kukës-Morinë për mirëmbajtjen e saj dhe garantimin e sigurisë për automjetet është në fazën e dytë, ku po shikohet kostoja ekonomike.

“Do të përzgjidhjet kompania që do të ofrojë tarifën më të ulët, e cila do të jetë në kufirin e 5 eurove” tha z.Olldashi pas nënshkrimit të marrëveshjes me Ministrinë e Transporteve të Kosovës, për njësimin e lejeve të drejtimit.

Sipas kësaj marrëveshjeje, qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi të udhëtojnë në Shqipëri më automjetet e tyre me patentët që disponojnë, pa pasur nevojë për pajisje me patentë ndërkombëtare dhe e anasjellta. Por nëse do të zgjedhin “rrugën e kombit” do të duhet të paguajnë edhe çmimin për këtë.

One Comment

  1. Bledi906 says:

    Pak te na behet, 100 Euro ta kishin bere se nuk eshte se kane turp jo, maskarenjte.

Leave a Comment

%d bloggers like this: