Rrezohet Rrapi i Mashkullorës, pema e famshme 200 vjecare

Pema me e famshme ne Shqiperi eshte Rrapi i Mashkullores, për shkak të historisë që mbart dhe të këngës së famshme kushtuar luftës së vitit 1908 kundër turqve nga çeta e drejtuar nga Çerçiz dhe Bajo Topulli.

Por kjo pemë, monument natyre dhe monument historik, nuk është më për shkak se është rrëzuar plotësisht pasditen e së mërkurës. Shkak është bërë era e fortë që ka shkatërruar degët që kishin nisur të kalbeshin prej vitesh për shkak të keqtrajtimit dhe betonizimit të gjithë territorit rreth saj. Pema mitike, e lidhur me luftën e Mashkullorës dhe çetën e Çerciz Topullit, po rrëzonte çdo vit pjesë nga trungu i saj për shkak të betonizimit të mjedisit përreth.

Banorët thonë se pema po dëmtohej prej vitesh derisa u rrëzua tërësisht.

Kjo pemë të pakten 200-vjeçare e vendosur në qendër të fshatit Mashkullore ishte pjesë e memories historike që lidhej me çetën e Çerciz Topullit dhe luftën e Mashkullorës. Rrapi ishte vendosur në qendër të jetës së këtij vendi dhe lidhej siç thonë banorët përveçse me historinë edhe me kuvendet, dasmat, spektaklet. Në 100 vjet pavarësi boshllëku që ka krijuar shembja e tij është shumë e madhe thonë banorët.

Fillimisht krah rrapit, që në çdo fshat në jug simbolizon qendrën e jetës dhe simbolin e vendimmarrjes popullore, u ndërtua një godinë publike dhe më tej një lokal që betonizoi rreth 340 m katrorë sipërfaqe. Prej ndërtimit u prenë një pjesë e mirë e rrënjëve. Të paktën 10 vitet e fundit pema historike ka shembur çdo vit degë të saj deri sa e gjithë struktura është shembur përfundimisht të mërkurën.

Banorët në Mashkullorë thonë se do ta zëvendësojnë pemën me një të re, por deri atëherë zbrazëtia që ka lënë rrapi do të ndihet në të gjithë zonën./TCH

Leave a Comment

%d bloggers like this: