Rooney: titulli gjithnjë e më i vështirë

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney, thotë se titulli i Ligës Premier është bërë shumë më i vështirë për t’u fituar në krahasim me sezonet e mëparshme.

“Qëkur nënshkrova për Unitedin, mendoj se Liga Premier është bërë vazhdimisht më e vështirë për t’u fituar. Sezoni 2009/2010 ishte padyshim sezoni më konkurrues në të cilin kam luajtur ndonjëherë”.

“Tre katër vitet e kaluara, ndoshta ka qenë e parashikueshme gjatë sezonit se kush do ta fitojë ligën, por sezoni i fundit ishte shumë më ‘ngacmues’”, ka thënë Rooney

Leave a Comment

%d bloggers like this: