Robinho mbetet te Manchester City

Manchester City ka përfshirë sulmuesin brazilian Robinho në ekipin prej 25 lojtarëve në prag të ndeshjes së parë të sezonit në Ligën Premier, asaj kundër Tottenhamit. Trajneri Roberto Mancini, i cili dëshiron t’i shesë sulmuesin Craig Bellamy dhe mesfushorin Stephen Ireland në ditët e ardhshme dhe është në proces të transferimit të James Milner nga Aston Villa dhe Mario Balotellit nga Inter, ka thënë se Robinho është pjesë e ekipit prej 25 lojtarëve dhe se ai do të ulet dhe ta diskutojë të ardhmen e tij me brazilianin gjatë javës së ardhshme. “Ai sapo ka arritur dje dhe është i lodhur nga Kupa e Botës dhe ndeshje tjera që ka luajtur. Por ai është në listën time dhe do të bisedoj me të javën e ardhshme për situatën”, ka thënë Mancini për mediat angleze. Robinho nuk e ka fshehur faktin se dëshiron të qëndrojë me klubin brazilian Santos, ku kaloi pjesën e dytë të sezonit të kaluar si huazim.

Leave a Comment

%d bloggers like this: