Rikthehet Liga e Kampioneve, Inter-Shalke dhe Real Madrid-Totenhem

Inter-Shalke dhe Real Madrid-Totenhem janë dy sfidat e Ligës së Kampioneve që do të hapin mbrëmjen e sotme fazën e cerekfinaleve.

Në San Siro, Interi, pasi eleminoi Bajernin do të përballet me një tjetër skuadër gjermane, Shalke 04 e cila eleminoi Valencian në 1/16. Zikaltërit do të kërkojnë fitoren për të harruar humbjen shokuese 3-0 në derbin ndaj Milanit.

Ndërsa në Madrid, Reali, që në fundjavë u mund nga Sportingu i Gijonit duke i thënë lamtumirë titullit kampion në Primera Division, të paktën teorikisht, pret anglezët e Totenhem që eleminuan në 1/16 Milanin dhe që luajnë për herë të parë në historinë e tyre një cerekfinale të Ligës së Kampioneve.

Në këtë sfidë pritet me mjaft interes përballja mes yllit në lindje të Totenhemit, Bale dhe galaktikut Ronaldo.

Të mërkurën luhen dy ndeshjet e tjera të kësaj faze ku Barcelona do të presë në Camp Nou surprizën e këtij viti në këtë kompeticion, Shaktarin e Donetskut, ndërsa në Londër luhet derbi britanik dhe ndoshta ndeshja më e fortë e këtyre cerekfinaleve, ajo mes Celsit dhe Mancester U.

Ndeshjet mmund ti shikoni LIVE ne adresen www.atdhe.al/sport.html

No Comments

  1. bledardollani@gmail.com says:

    dua te shkoj ne amerik me familjen time per nje jet me te mir dhe per un

Leave a Comment

%d bloggers like this: