Rikthehen Maskat, qëllojnë me armë furgonin

rikthehen maskat ne rrugeBURREL- Rikthehen maskat në rrugë. Mëngjesi i sotëm u ka sjellë ndër mend banorëve të Matit tmerret e vitit të mbrapshtë ’97-të, kur grabitësit nën kërcënimin e armës bënin terror në akset rrugore.

Burime zyrtare nga policia lokale bëjnë me dije se në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 02:00, persona të armatosur i kanë dalë përpara një furgoni pasagjerësh në aksin rrugor Burrel-Milot, në afërsi të fshatit Bushkash, duke i kërkuar që të ndalonte.

Mësohet se drejtuesi i mjetit, i cili udhëtonte i vetëm, nuk është ndalur dhe për pasojë personat e maskuar kanë qëlluar me armë në drejtim të furgonit me targa MT 3389 A.

Fatmirësisht shoferi nuk është lënduar dhe ka arritur të largohet me shpejtësi. Ndërkohë, policia ka shoqëruar në komisariat dy persona të dyshuar si autorë të ngjarjes. Ata janë Gjok Gjin Rrica 19 vjeç dhe Martig Menga 17 vjeç. Blutë e Matit sqarojnë se të rinjve i është sekuestruar edhe arma tip automatik me të cilën kanë tentuar të grabisin shoferin e furgonit.

Edhe pse paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për një tentative grabitjeje, policia po heton edhe në pista të tjera.

Kjo nuk është hera e parë që maskat u zënë “pritë” makinave në afërsi të fshatit Bushkash dhe nën kërcënimin e armëve u grabisin drejtuesve të mjeteve dhe pasagjerëve varëset, celularët dhe paratë që kanë me vete.
(er.nu/BalkanWeb)

Leave a Comment

%d bloggers like this: