Revolucion ne kombëtaren shqiptare

Tashme jashtë çdo objektivi dhe me synimin revolucionin ne skuadër, tekniku i kombëtares shqiptare Josip Kuzhe ka bere publike listën e kuqezinjve për dy ndeshjet e fundit eliminatore kunder Francës, ne 7 tetor dhe Rumanisë, 4 dite me vone. Trajneri kroat ka sjelle katër emra te rinj ne kombëtaren shqiptare te mare nga shpresat: Agoni Sallaj, Arsen Sykaj i Vllaznise, Sabien Lilaj I Inter Zabresic dhe Odise Roshi i Këlnit. Përballë gjelave kuqezinjtë vijnë me mungesa te shumta ku Teli, Lala, Agolli dhe Bogdani, janë te pezulluar për shkak te kartonëve. Gjithsesi këta lojtare janë te grumbulluar se bashku me Ervin Bulkun, i cili ka kaluar një dëmtim e do te jene te gatshëm ne takimin e fundit me Rumaninë. Mungojnë Ervin Skela, i pezulluar me 5 takime dhe Debatik Curri, i dëmtuar ne ndeshjen me Francën ne “Qemal Stafa”. Një lajm i mire për kombëtaren shqiptare është rikthimi i Lorik Canes, Armend Dallkut dhe Andi Liles, te cilët munguan ne takimin kundër Luksemburgut. Grumbullimi i përfaqësues shqiptare do te behet ditën e diele ne mbrëmje, ndërsa te hënën do te zhvillohet stërvitja e pare.

Leave a Comment

%d bloggers like this: