Revista New York Times: Riviera shqiptare, një parajsë e lirë

NEW YORK- Prestigjozja New York Times ka publikuar një artikull mbi rivierën e mrekullueshme të Shqipërisë. Shkrimi i nxitur nga aventura dhe udhëtimi që gazetari Seth Kugel ka bërë në vendin tonë jep një përshkrim të detajuar të brigjeve përrallore të vendit tonë.

Në seksionin e kësaj gazete ‘Frugal Travel’ që çdo ditë i kushtohet turizmit në të gjithë rruzullin tokësor, Kupel fillimisht tërheq vëmendjen e lexuesit nëpërmjet shkrimit ‘On the Albanian Riviera, a Frugal Paradise’ për fshatin Ilias, ku ai është përballur me një pamje mahnitëse.

Reporteri amerikan në vijim të udhëtimit të tij vëren një plazh ‘idilik’ siç e quan ai, plazh me guralecë të vegjël ndërsa diku më tutje ka dëgjuar të flitet për ‘Manastirin’, të cilin ai e imagjion si vend të shenjtë ku mund të qëndrojnë priftërinj apo murgesha. Por në fakt në blu-në e thellë të detit ai zbulon një plazh të mrekullueshëm në bregun jonian, ndërkohë që gazetarit i tërheqin vëmendjen edhe bunkerët e shumtë të mbetur aty që nga koha e diktaturës.

‘Nuk shihet këmbë njeriu në këtë plazh. Gjithçka është imja’-shkruan autori duke iu referuar pamjes që i shfaqet përpara, ndërsa tregon se i mjafton vetëm kaq për tu zhveshur e për të hedhur në ujin e kristaltë. Bëhet fjalë për gjirin e Gjipesë, një gji i mrekullueshëm i bregdetit shqiptar.

Nëpërmjet reportazhit të botuar në New York Times jepet një përshkrim magjepës i një aventure 6 javore në një zonë të Mesdheut sic është bregdeti shqiptar të cilin gazetari e quan ‘Parajsë e Lirë’.

Gazetari në shkimin e tij shprehet i magjepsur për brigjet përrallore të Shqipërisë dhe të pa eksploruara, për blunë e kristaltë të deteve, si dhe habinë për cmimeve të lira ku mjaftojnë vetëm 500 euro në javë për të shijuar gjithë kënaqësitë e mundshme, përfshirë këtu dhe shumëllojshërinë dhe shijen e pakrahasueshme të ushqimit mesdhetar.

Sipas shkrimit Gjiri i Gjipesë Himara, Butrinti, parku kombëtar i Llogarasë, plazhi i Jalës cilësohen si një nga të shumtat perla që mund të vizitohen nga turistët e huaj.

Artikulli mbyllet më këshillën e gazetarit se cdo kush mund të vizitojë Shqipërinë edhe pse gazetari sugjeron një kombinim të udhëtimit, duke përshkruar kështu edhe Ballkanin për të ndjerë gjithë bukurinë që të fal Mesdheu.
(e.menga/BalkanWeb)

Leave a Comment

%d bloggers like this: