Reperi Kanye West i mbyll derën Angela Martinit

New York Post në një shkrim me titullin, “Kanye i mbyll derën Angelës”, tregon se si reperi nuk ka lejuar që modelja shqiptare të hyjë në lokalin ku ai festonte daljen në treg të albumit të tij të rradhës.

“Miss Universe Albania 2010, Angela Martini e cila ka qenë e lidhur me Kany West pranverën e shkuar, është ndaluar të hyjë në festën ku West po festonte daljen në treg të albumit “Watch the Throne”  një natë më parë”- shkruan New York Post

Sipas New York Post, burime pranë Martinit tregojnë se ajo kishte arritur të sigurontë një ftesë nëpërmjet njërit prej producentëve të Kanye West, por ky i fundit pasi ka marrë vesh ardhjen e saj ka urdhëruar që ajo të mos lejohet të hyjë në festë.

Gjithnjë sipas New York Post, duke iu referuar një burimi tjetër thuhet se, “ajo ha në restorantin e tij të preferuar “Niko” në afërsi të apartamentit të tij, thjesht për tu përballur sa më shpesh me të.  Burimi pohon gjithashtu se, ata janë të dashuruar.

Martini vetë nuk ka pranuar ta komentojë.

Panorama ONLINE

Leave a Comment

%d bloggers like this: