Rekordet më interesante të “Guinness”

Njëra prej gazetave më të lexuara në Britani “Daily Mail”, sjell disa nga rekordet më interesante të regjistruara në librin e rekordeve “Guinness”.

Ndër to janë edhe lopa më e shkurtër, Swallow, e cila është e gjatë vetëm 86 centimetra si dhe njeriu i cili mund t’i vendosë në buzë 400 kapëse për tharjen e rrobave dhe t’i mbaj për 10 sekonda.

Vështirë është të bësh një vend në librin e rekordeve dhe mbi 80 për qind e të lajmëruarve refuzohen”, – tha zëdhënësja e “Guinnessit”, Amarilis Espinoza.

Gjuha më e gjatë e qenit – Qeni pekinez nëntëvjeçar Puggy ka gjuhën e gjatë 11.3 centimetra.

Gjarpri më i gjatë – Pitoni i cili jeton në kopshtin zoologjik të Ohios në SHBA është gjarpri më i gjatë, i cili jeton në kafaz, ndërsa gjatësia e tij arrin në 13.7 metra.

Më shumë kapëse të ngjitura në buzë – Simon Elmore nga Bavaria e Gjermanisë ka ngjitur 400 kapëse për tharjen e rrobave në buzë në gusht të vitit 2009 dhe ato i ka mbajtur për nëntë sekonda.

Njeriu i cili tërhoqi aeroplanin më të madh – Kevin Fast tërhoqi për tetë metra aeroplanin e rëndë 188.83 ton të tipit CC-177 Globemaster III, në pistën ushtarake të Ontarios në Kanada.

Lopa më e shkurtër në botë – Swallow është e gjatë vetëm 86 centimetra, ndërsa jeton me pronarin Martin Ryder në fermën Pike End në Britaninë e Madhe.

Leave a Comment

%d bloggers like this: