Rama: Situata, rrezik të dalë nga kontrolli i politikës. Berisha të ikë

TIRANË- Kreu i PS-së, Edi Rama i ka bërë thirrje kreut të qeverisë të pranojë zgjedhjet e reja për të rikthyer politikën në parlament dhe normalitetin në procesin politik.

Gjatë një konference për mediat, në shenjë reagimi ndaj seancës së fundit plenare, ku Berisha lëshoi akuza personale në adresë të tij, Rama theksoi se ‘grabitja e votave, vjedhjet e panumërta të pasurisë e fondeve publike, dalja në shesh e korrupsionit që orkestron personalisht po e fusin Saliun në rrugën e gabuar të konfliktit me popullin’.

Sipas tij, qeveria e marrë fund dhe i ashtuquajturi kryeministër i dalë duarsh duhet të ikë për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të reja, ku do të jetë populli ai që vendos.

“Saliu po ribën llogarinë e gabuar, si atëherë kur u kap në flagrancë me Suden, duke zgjedhur rrugën provokimit të popullit, që këtë here e ka kapur në flagrancë me Metën

Ai po provokon më trashë, më paturpësisht popullin, duke mos dashur të pranojë se Iliri është prasi i kapur në dorën e tij. Marrosja e mbrëmshme që fliste përçart për plazhe, duke i kërkuar deputetëve të zhvisheshin lakuriq ishin thirrja më e thellë për popullin në demonstratë”- tha Rama.

Rama ka apeluar sërish për pjesëmarrje në demonstratë, jo për të sjellë PS në pushtet, por për t’i hequr shtetin nga duart qeverisë së koalicionit të turpit, që sipas tij tashmë ka marrë fund. Sipas tij, populli mund te tejkaloje politiken, nese kush qeveris nuk punon per zgjidhje politike, por behet zgjedhe ne kurrizin e tij.

“Populli ka një liri kushtetuese e të drejtë që nuk i ka asnjë institucion e asnjë forcë politike, e ushtrimi i kësaj ndodh kur kushtetuta merret peng. Gjendja është e rëndë zgjidhja e thjeshtë, koalicioni i turpit s’është më qeveria e shqiptarëve.Saliu duhet ta deklarojë të mbyllur këtë koalicion, që Shqipëria nuk do ta mbajë me në kurriz edhe sikur ne t’i lutemi popullit ta bëjë këtë sakrificë”- tha ai.

Leave a Comment

%d bloggers like this: