Qeveria beson tek UFO-t. Urdhëron regjistrimin e të gjitha fakteve

Brazil. Qeveria braziliane u ka dhënë një urdhër zyrtar forcave të armatosura që zyrtarisht të regjistrojnë çdolloj fakti në lidhje me pamjet e objekteve fluturuese të paidentifikuara ose siç quhen ndryshe UFO.

Një dekret i posaçëm qeveritar urdhëron të gjithë pilotët ushtarakë dhe civilë, si dhe kontrollorët e trafikut ajror që të regjistrojnë me shumë kujdes çdolloj informacioni mbi shfaqjen e UFO-ve brenda hapësirës kombëtare ajrore. Më pas ky informacion do të ruhet në arkivin qendror në Rio De Zhaneiro për t’iu vënë në dispozicion kërkuesve të ndryshëm që janë në kërkim të fakteve për jetën jashtë planetit tonë. Çdo gjë jo e zakonshme që do të vihet re nga pilotët dhe kontrollorët ajrorë, çdolloj informacioni i fotografuar, apo i filmuar do të raportohet dhe do të katalogohet. Por për sa u përket forcave ajrore, detyra e tyre do të jetë e kufizuar vetëm në mbledhjen e informacionit dhe ato nuk do të kenë detyrë që të ndjekin UFO-t dhe të merren me studimin e tyre. “Komanda e forcave ajrore nuk ka një strukturë të specializuar për të kryer eksperimente në lidhje me fenomenet e pashpjegueshme me të cilat është hasur dhe do të haste edhe në të ardhmen dhe detyra e saj është vetëm mbledhja e informacioneve”, thuhet në dokument. Që prej dhjetëvjeçarësh, në Brazil ka pasur raportime të ndryshme për hasjen e UFO-ve. Në vitin 1986 një avion mori përsipër që të hetonte në lidhje me një shfaqje të pazakontë në qiellin brazilian, por nuk dihet më shumë informacion.

Leave a Comment

%d bloggers like this: