Punësim sezonal ne Itali, 30 mijë emigrante per 2013

punesim sezonal ne italiItalia u hap dyert 30 mijë emigrantëve që duan të punësohen në këtë shtet gjatë vitit 2013.

Bujqësia dhe turizmi janë sektorët ku do të ofrohet punësim sezonal. Ministria e Brendshme, bashkë me Ministrinë e Punës dhe Politikave Sociale, kanë publikuar qarkoren e përbashkët me sqarimet e para për dekretin e miratuar në shkurt të vitit 2013 nga Këshilli i Ministrave. Në këtë dekret detajohet programimi për flukset hyrëse të emigrantëve që do të përfitojnë punësim sezonal. Shtetasit nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia janë listuar në dekret si përfitues të mundshëm nga këto kuota, krahas edhe shteteve të tjera në Europë dhe Afrikë.

“Rreth 5000 kuota janë përcaktuar për punëtorët, të cilët kanë hyrë në Itali për punësim sezonal për të paktën dy vitet e mëparshme dhe për të cilët punëdhënësi ka bërë sërish kërkesë”, ka vendosur qeveria italiane. Dekreti do të hyjë në fuqi pas publikimit në Fletoren Zyrtare kur do të nisin aplikimet. Aplikimet për këto kuota punësimi edhe këtë radhë do të bëhen vetëm online, personalisht apo me ndihmën e shoqatave të kategorive të ndryshme të punësimit.

Shteti fqinj ka lehtësuar procedurat këtë vit, kur për herë të parë janë bërë operative autorizimet për hyrjet disavjeçare që lejojnë sjelljen në Itali në çdo moment të vitit me procedurë të thjeshtëzuar, pavarësisht shpalljes së dekretit të punonjësve të huaj.

Kjo risi u jep të drejtë shumë shtetasve që klasifikohen si veteranë të punësimeve sezonale që të mund të përfitojnë një kontratë punësimi deri në trevjeçare. Në këto kushte, vetë punëdhënësit italianë do të mund të sjellin në Itali “veteranët” pa kaluar përmes dekretit të flukseve, mjaft të përpilojnë një formular online.

Burimi: http://www.panorama.com.al/2013/03/23/punesimi-sezonal-italia-u-hap-dyert-30-mije-emigranteve/#ixzz2OPNmLpfu

8 Comments

  1. luan tare says:

    mjafton te jet paga e mir dhe te jet firm korekte per cdo gje pun mund te bej te cdollojshme…

  2. vera says:

    munde te punoj cfar do pune

  3. vesel isaku says:

    mjafton te jet pune cfardolli

  4. mari says:

    cdo lloj pune

  5. albana says:

    per te marre me shume informacion ku duhet te interesohesh

  6. albana says:

    per te aplikuar per nje ven pune ku mundem te interesohem per kete njoftim

Leave a Comment

%d bloggers like this: