Pune verore per adoleshentet ne Shqiperi

Pune verore per te rinjtePune verore per adoleshentet ne Shqiperi

Shkolla mbaron së shpejti. Prindërit dhe adoleshentët duken të shqetësuar për kohën dhe mënyrën sesi duhet të shpenzohet sa më mirë vera. Specialistët e karrierës i këshillojnë adoleshentët që të frekuentojnë punët verore për arsye eksperience, përfitimi monetar dhe edukimi me jetën reale.

1. Shpërndarës broshurash. Shumë biznese janë të interesuara të reklamojnë produktet e tyre nëpërmjet shpërndarjes dorazi të broshurave në çdo shtëpi. Pagesa është e pranueshme dhe nuk kërkon shumë kohë.

2. Shkrimtar i lirë. Nëse keni aftësi të mira me gjuhët e huaja, duhet të dini se janë shumë faqe interneti nëpër botë, që kërkojnë persona që shkruajnë, redaktojnë apo edhe krijojnë lloje të ndryshme tekstesh. Provojeni!

3. Dizajnues uebi. Është koha e duhur për t’iu kushtuar punës së thellë me internetin. Dizajnimi i uebeve është një punë sa e vështirë, por aq edhe e shpërblyer. Vera me kohën e saj të lirë, do t’ua mundësojë t’i përkushtoheni dhe të fitoni shumë eksperiencë dhe para.

4. Përdorimi i talentit. Nëse merreni me art,  do ta keni më të lehtë punën verore. Gjeni vendet e duhura dhe praktikoni talentin me të cilin jeni bekuar. Hartimi i skicave për turistët apo ide te tjera ne  mjedise të populluara, mund të jetë zgjidhja e duhur.

5. Kujdesi për kopshtet. Në verë gjithçka lulëzon, shpesh personat që janë të pasionuar pas luleve dhe kopshteve shumëngjyrëshe, kërkojnë punëtorë që të krasisin, mbjellin apo kujdesen për to.

6. Kujdestar kampi veror. Shumica e kampeve verore kërkojnë të rinj që kanë aftësi të mira drejtuese. Ato punësojnë shumë adoleshentë si anëtarë të stafit. Keni përparësinë që i kuptoni më mirë fëmijët sesa munden të rriturit, përdoreni atë!

7. Kujdestar kafshësh. Sezoni turistik veror është koha kur secili e kupton nevojën për pushime, por jo çdo njeri që kujdeset për një kafshë, mund ta marrë atë me vete. Kështu, kundrejt një pagese, mund të kujdeseni për kafshët e atyre që janë larguar me pushime.

8. Vëzhgues plazhi. Nëse jeni shumë i mirë në not, atëherë keni një avantazh kundrejt moshatarëve tuaj. Plazhi është një zonë problematike, ku shumë persona provojnë më shumë nga ç’munden. Kjo është mundësia për t’u kujdesur për jetën e atyre që shijojnë detin, duke qenë njëkohësisht hero dhe i punësuar.

9. Blini dhe shisni. Një tjetër mënyrë e mirë për të fituar disa para, është të blini e shisni sende të vogla. Për këtë qëllim mund të përdorni edhe faqen më të madhe të shitjeve, “Ebay”. Krijoni një llogari bankare dhe ndihmojini të tjerët të blejnë online.

10. Marketet. Gjithmonë “shpëtimtarët” e adoleshentëve që po kërkojnë një punë sezonale. Hidhini sytë nga marketet e zonës suaj, me rritjen e punës kërkohet edhe rritje e stafit. Puna mund të konsistojë në arkë, sistemim produktesh apo shkarkues i tyre.

11. Dyqanet e lodrave. Në verë shëtitoret e mëdha mbushen plot, fëmijët duan të luajnë dhe pronarët e lojërave duan t’i vënë ato në punë. Ju mund të jeni njeriu i duhur për t’u marrë me fëmijët apo edhe me kujdesin mekanik të parkut.

12. Pastrues pishinash. Pishinat e hapura apo ato të mbyllura janë gjithmonë të mbushura me njerëz, pastrimi i tyre është diçka që një adoleshent mund ta bëjë lehtësisht. Interesohuni dhe do të gjeni patjetër një mundësi për të bërë disa para.

13. Kamerier. Shërbimi ndaj publikut në restorante, dyqane akulloresh apo fast food-e, janë punët më të përhapura gjatë sezonit veror. Për këtë arsye, nëse keni dëshirë, do të jetë shumë e lehtë për ju të siguroni një punë të tillë.

14. Intershipet. Kohën tuaj të pushimit mund t’ia kushtoni edhe intershipeve, të cilët jo gjithnjë janë fitimprurës, por që mund të ndikojnë shumë pozitivisht në karrierën tuaj. Janë një mundësi e mirë për të njohur persona të rinj dhe për të zgjeruar horizontin.

 

Leave a Comment

%d bloggers like this: