Si te gatuajme Pulë florentine

SI te gatuajme pule fiorentine, si te gatuajme pulen ne menyra te ndryshme

Përgatitja

E lajmë mirë spinaqin dhe e grijmë me thikë. E shtrydhim mirë që të ikë uji. Spërkasim pulën më hudhrën e grirë dhe vajin.

Përziejmë një pjesë të salcës, lëngun e limonit, kripën dhe piperin. E spërkasim përsëri me përzierjen derisa të ngelet pak salcë: I marrim copat e pulës dhe i fusim në furrën e ngrohur më parë.

Në një tigan përziejmë salcën e mbetur me krem dhe i lëmë për 3-4 minuta në zjarr, duke i përzier.

Në një tenxhere tjetër shkrijmë gjalpin, hedhim brenda spinaqin e grirë dhe e lëmë në zjarr për disa minuta.

Më pas vendosim masën sipër copave të pulës, i spërkatim me salcën e përgatitur, i hedhim piper dhe patëllxhanët e grirë.

Përbërësit:

* 1/2 kg spinaq i freskët
* 1 pulë e ndarë në racione
* 2 lugë vaj
* 1 thelb hudhër e grirë
* 1 lugë lëng limoni
* kripë dhe piper
* 1/2 kupë krem
* 2 lugë gjalpë
* patëllxhanë të grirë
* 1l e gjysmë kupë salcë

Leave a Comment

%d bloggers like this: