Pse nuk qajnë japonezët?

Kemi parë ndërtesa të shkatërruara, zjarre dhe mbytje, por tërheq vëmendjen fakti që nuk na ka zënë syri asnjë japonez duke qarë.

Kjo ka të bëjë me ndryshimet kulturore të vendeve të ndryshme. Britanikët njihen për kontrollin e emocioneve të tyre, pozitive apo negative qofshin.

Kjo gjë për ta është sjellja e duhur për respektimin e tjetrit. Japonezët, nga ana tjetër “fshehin” vetëm emocionet negative për një arsye: respektimi i njerëzve të tjerë që i rrethojnë.

Sipas tyre, dhimbja që ata ndjejnë mund të shtojë dhimbjen e të tjerëve. Të tregosh vuajtjen do të thotë të ngarkosh me energji negative ata që na duan ose që thjesht na rrethojnë.

Kjo është arsyeja që nuk kemi parë imazhe vuajtjeje apo njerëz duke qarë si në rastin e tragjedisë së Haitit apo pas cunamit në Tajlandë.

Të vetmit që janë fotografuar duke qarë janë fëmijët. Ata janë të vetmit që e shprehin hapur vuajtjen e tyre.

Leave a Comment

%d bloggers like this: