PS: Shoku i Shkëlzenit, bashkëpronar në bizneset e Arian Tartarit

Partia Socialiste ka bërë publike sot të tjera fakte që flasin për një pasurim korruptiv të deputetes së PD-së Albana Vokshi.

Duke vënë theksin tek heshtja e Berishës, nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Eduard Shalsi solli para gazetarëve disa fakte të reja.

Ai solli në vemendje kompaninë Vision Construction sh.p.k, e cila sipas tij është në bashkëpronësi te zotit Tartari dhe të një emri të njohur si për opinionin publik ashtu edhe për Kryeministrin. Rrahman Selmanllari, i njohur ndryshe si miku i ngushtë i djalit të Berishës, apo edhe si përfaqësuesi i interesave të biznesit të familjes Berisha.
Më tej ai tha se emri i Selmanllarit na kujton të gjithëve përfshirjen e tij në çeshtjen e Gërdecit, Orikumit apo në shumë afera të tjerë.

“Për më tepër, objekti i biznesit i kësaj firme është “tregtimi i karburanteve dhe vajrave lubrifikuese,” të cilat prodhohen nga fushat e naftës e gazit që i janë falur me koncesion nga Sali Berisha, Arian Tartarit për llogari të firmës së tij Stream Oil”, -theksoi Shalsi

Nuk mund tu shmangesh dot pikëpyetjeve në këtë histori vazhdoi më tej Shalsi ndërsa i bëri thirrje opinionit publik që ti japë vetë përgjigje pyetjes: A është heshtja e Kryeministrit e detyruar nga përfshirja e drejtpërdrejtë e tij e familjes së tij në këto afera korrupsioni?

Partia Socialiste bëri sot një ftesë publike që të sqarohen këto lidhje, pasi sipas tyre heshtja do të thotë pranim i fajit.

****************************************

Inspektorati i Lartë i deklarimit të Pasurive ka nisur verifikimin e pasurive të zyrtarëve të lartë. Nga verifikimi nuk do të mund t’i shpëtojnë as kreu i shtetit Bamir Topi apo emra të tjerë nga klasa politike.

Sipas ligjit për deklarimin e pasurive, të zgjedhurit nga populli, punonjësit e shërbimit publik,etj, janë të detyruar që të paraqesin pranë ILDKP-së një procesverbal, ku të kenë paraqitur të gjitha të ardhurat e tyre vjetore, pasuritë e paluajtshme, llogaritë bankare, etj.

Pas përmbylljes së këtij procesi, ILDKP, ndër mijëra emrat që kanë bërë këtë vetëdeklarim, bën një verifikim të plotë të atyre që zgjidhen nëpërmjet një shorti që zhvillohet në ambientet e këtij institucioni, të cilët sipas ligjit duhet të korrespondojnë me 4 përqindshin e numrit total të zyrtarëve dhe të zgjedhurve që janë subjekt verifikimi. Për kalimin në kontroll të plotë të zyrtarëve,një formë tjetër është edhe nisja e hetimit administrativ për shkak të informacioneve nga burime të ligjshme, si edhe nga media e opinioni publik.

Pra, Inspektorati i Lartë mund të kalojë për kontroll të plotë në çdo kohë çdo subjekt, për të cilin ngrihen dyshime, sidomos publike. Në kontroll do të kalojë pasuria edhe e disa deputetëve të Kuvendit për të cilët ka dyshime edhe pse ligji për funksionin “deputet” ka përcaktuar që kalimin në kontroll të plotë duhet të bëhet çdo katër vjet. Mes personave të cilëve do u kontrollohet pasuria. Mes tyre është edhe Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti, i cili akuzohet prej opozitës se ka abuzuar me detyrën duke përfituar shuma të konsiderueshme. Ajo ka kërkuar një përgjigje për mënyrën se si ministri Prifti i bëri 1.8 milionë euro. Ministri i Energjetikës, Dritan Prifti në vitin 2007 mori një borxh prej 30 milionë euro për të filluar aktivitetin e tij në kompaninë Fortis 2. Një vit më vonë ai e pagoi këtë borxh dhe në vitin 2009, periudhë e krizës globale, i shiti aksionet e tij kundrejt vlerës marramendëse të 1.8 milionë eurove. Për të përfituar 45% të aksioneve të kompanisë Fortis 2, Prifti ka deklaruar se ka gjetur kredinë prej 5 milionë eurosh, ndërsa ortaku i tij ka vendosur si kapital 27 hektarë tokë dhe 1 milionë euro kesh.

Dyshimet që ngrihen nga deklarimi i pasurisë së ministrit Prifti që nga blerja e aksioneve deri tek shitja e tyre do të jenë edhe pikat prej nga do të nisë hetimi në ILDKP. Në hetim do të jetë edhe pasuria e deputetes Albana Vokshi. Socialistët e akuzojnë se ka shfrytëzuar pozicionin e saj si këshilltare e kryeministrit për ekonominë, për t’i dhënë burrit të saj koncesione pa tender, por përmes pikëve bonus të firmosura nga vetë kryeministri.

******************************

Deputetja e PD-së Albana Vokshi i është përgjigjur akuzave të njëpasnjëshme të PS-së në lidhje me pasurinë e saj.

Në reagimin e Vokshit thuhet se PS po ngre tym pa paraqitur asnjë fakt konkret dhe se është e gatshme t’i nënshtrohet cdo lloj hetimi

“As unë dhe as familja ime nuk kemi ndikuar në asnjë rast në marrjen e licencave apo lejeve koncensionare në favor të Arjan Tartarit”- u shpreh Vokshi

Më tej në deklaratën e saj deputetja Vokshi tha se me nisjen e seksionit të ri parlamentar do të kërkoj nisjen e hetimve për Edi Ramën në lidhje me :

“1-Fshehjen e pasurisë, deklarimin e vetëm 3000 Euro pasuri ndërkohë që ka betonizuar gjithë Tiranën dhe ka dhënë lejet e ndërtimit në favor të vetëm dy firmave të ndërtimit.
2- Konfliktin e interesit për dhënien e lejeve të ndërtimit nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe njëkohësisht kryetar i PS-së vartësve të tij politikë që sot janë deputetë.
3-Përdorimin e drogës dhe pasojat që ajo ka sjellë në veprimtarinë e tij.
4-Dhunën sistematike të ushtruar ndaj grave dhe marrëdhëniet me të birin”

Gjatë ditës partia socialiste nëprmjet deputetit Besnik Bara bëri thirrje kryeministrit Sali Berisha të flase per firmen qe ka vene ne koncensionet e dhena per llogari te bashkeshortit te deputetes se PD-se, Albana Vokshi.

Deputeti Bare gjate nje komunikimi me mediat, ka bere publike skemen e perfitimit te pasurise permes favoreve dhe korrupsionit, duke nxjerre ne pah motren e Vokshit, drejtoreshë e Ministrit të Ekonomisë.

“Motra që propozon koncesionet, dhe koncesionet i jepen kunatit. Kjo është skema korruptive e Shtetit të Motrave. Mimoza Vokshi drejtoreshë sygjeron, Albana Vokshi këshillon dhe Berisha në karrigen e kryeministrit firmos për burrin e motrës së vogël Vokshi, pra për bashkëshortin e Albanës. Kjo është skema për të përfituar 4 miliard dollarë pasuri të shqiptarëve. Berisha sot bën mirë të mos heshtë por të flasë, firmën e ka vënë ai për këto 4 mld dollarë pasuri publike”- tha Bare.

Sipas tij, Berisha sot duhet t’u japë llogari shqiptarëve si ka firmosur pikët bonus, vetëm e vetëm që burri i Albanës të merrte katër koncensione në naftë dhe gaz, po ashtu edhe dy Hidrocentrale?

Dje Partia Socialiste, në vijim të denoncimit për përfitimin pasuror të deputetes së PD-së, Albana Voshki ka bërë apel për dorëzimin e imunitetit të saj dhe hapjen rrugë për hetimin.
Gjatë një deklarate për shtyp, nënkryetarja e grupit të PS-së, Vasilika Hysi ka thënë se dorëzimi i imunitetit duhet bërë që t’i hapet rruga drejtësisë, “e cila qoftë për zonjën Vokshi, qoftë për zotin Prifti, duhet të fillojë hetimet sa më shpejt lidhur me korrupsionin dhe vjedhjen e pasurisë së shqiptarëve”.
________________

Partia Socialiste ka denoncuar disa here me radhe menyren e pasurimit te deputetes se PD-se, Albana Vokshi, ish këshilltare për ekponominë e kryeministrit Sali Berisha. Deputeti socialist Artan Gaci gjatë një komunikimi me mediat ka deklaruar se Berisha i kaloi burrit të këshilltares kontrata për nxjerrje nafte nga nëntoka shqiptare për 25 vite. “Rezervat e naftës në zonat ku kompania e Albana Vokshit punon, kapin një vlerë tregu prej afër 4 miliardë dollarësh, sipas një llogaritjeje të vetë kompanisë. Kompania e Vokshit dhe Tartarit po nxjerr miliona dollarë duke paguar shtetin shqiptar me thërrime. Sali Berisha i ka falur deputetes Vokshi pasurinë publike të shqiptarëve. E kuptoni Sali Berisha i ka falur Albana Vokshit 4 miliardë dollarë të pasurisë publike. Ndërsa taksat që paguan kjo kompani në arkën e shtetit janë qesharake, 2-6%.”- tha ai.
Me heret, deputetja socialiste Olta Xhaçka ka treguar me fakte se bashkëshorti i zonjës Vokshi, babai i fëmijës së saj është një nga aksionerët kryesorë të një kompanie të regjistruar në ishujt Kajman, e cila aktualisht vepron në fushën e nxjerrjes së naftës dhe gazit natyror në Shqipëri.
Para saj, ka qene deputetja Mimi Kodheli ka treguar me dokumente të Këshillit të Ministrave favoret që i janë bërë deputetes Vokshi, që në legjislaturën e kaluar ka qenë këshilltare ekonomike e Berishës. Sipas saj, me vendim qeverie i jane dhene dy hidrocentrale deputetes Vokshi.

_______________

Pasuria, pronat e padeklaruara të Albana Vokshit, deputetes së PD

TIRANË- Zbulohen dokumentet që vërtetojnë pasurinë miliona dollarëshe të bashkëshortit të deputetes së Partisë Demokratike, Albana Vokshi. Arian Tartari sot ka në pronësinë e tij gjashtë milionë aksione ose pak më shumë se 10% të vlerës së kompanisë “STREAM OIL & GAS LIMITED”, të cilat bazuara në vlerën e aksioneve në bursen e Toronto Stock Exchange vlejnë 3,78 milione dollarë. Megjithëse znj. Vokshi në Shqipëri nuk deklaron asnjë kacidhe nga këto të ardhura, kjo pasuri është e deklaruar në insitucionet e qeverisë kanadeze, ku ekziston dokumentacioni i plotë i shoqërisë “STREAM OIL & GAS LIMITED”. Po përveç kësaj kompanie që me vendim të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë ka ekskluzivitetin e kërkimit dhe përpunimit të hidrokarburanteve, z. Tartari rezulton të jetë aksioner dhe në katër shoqëri të tjera që çuditërisht po me vendime të Këshillit të Ministrave përfitojnë koncesione nga qeveria shqiptare. Ajo që bie në sy është fakti që të gjitha këto shoqëri janë krijuar gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike dhe aksionerë janë njerëz të përfolur si të afërm me familjen kryeministrore.
Pasuria
Asnjë nga pesë shoqëritë ku Tartari është aksioner nuk ndodhet në formularin që Albana Vokshi ka dorëzuar në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Nëse behet fjalë për biznesin e arit të zi në Shqipëri, aksioner do të jetë patjetër bashkëshorti i znj.Vokshi. Po kështu nisur nga dokumentacioni zyrtar, Arian Tartari rezulton të jetë përfaqësues edhe në shoqëri ndërtimi, turizëm apo dhe të eksport importit ku për të marrë ekzluzivitetin në treg nuk kanë munguar as VKM- e kryeministrit.
Kështu në bazë të dokumentacioneve zyrtare, bashkëshorti i znj. Vokshi rezulton të jetë përfaqësues i shoqërisë “VISION CONSTRUCTION”. Kjo kompani është krijuar në vititn 2007 dhe operon në fushën e ndërtimit, prodhim materiale ndertimi, tregti mallrash të ndryshëm etj. Një tjetër kompani ku z. Tartari behet aksionet vetëm një vit më vonë është “TREVI Group” dhe ka objekt të punës së saj punime dheu, sistemime, ndërtime civile, vepra arti, tregti artikuj të ndryshëm.
Duket se jashtë vëmendjes së z. Tartari nuk janë as ndërtimi i ujësjellësve dhe kanalizimet. Referuar dokumentacioneve, bashkëshorti i znj. Vokshi rezulton të jetë i përfshirë dhe në shoqërinë “ART – CONSTRUCTION”, ku objekti kryesor i veprimtarisë së saj është pikërisht kjo fushë. Një tjetër shoqëri e krijuar po gjatë qeverisjes së PD-së dhe ky z. Tartari rezulton të jetë aksioner është “ALBAENERGIAPLUS” sh.p.k. Megjithëse ishte një vit e krijuar, me vendim të Këshillit të Ministrave kjo shoqëri e përfaqësuar nga bashkëshorti i znj. Vokshi arrin të përfitojë marrëveshje koncesionare në ndërtimin e hidrocentraleve në vend. Por për të gjithë këtë aktivitet tregtar të bashkëshortit të saj, znj. Vokshi nuk ka deklaruar asnjë të dhënë. Fletët e saj të deklarimit të pasurisë, tre të tilla, janë mbushur me ca llogari bankare që nuk i kalojnë vlerën e një milion lekëve të vjetra, dhe pensionin e të atit.

________________

Skandali, deputetja e PD fsheh pasurinë katër milionë dollarëshe

Albana Vokshi, deputetja e partisë Demokratike dhe ish këshiltarja e kryteministrit për çështjet ekonomike jeton me pensionin e babait të saj. Megjithëse kjo është e pabesueshme qoftë edhe për një fëmijë është pikërisht ajo çfarë ka deklaruar deputetja e Partisë Demokratike Vokshi. Nga ajo që ka deklaruar deputetja sheh se znj. Vokshi jo vetëm që është e varfër por e gjithë pasuria e saj, buron nga puna që ka kryer në insitucionet shqiptare që nga ish këshilltare e kryeministrit berisha, anetare bordi të OSSH e deri tek rroga si deputete e parlamentit Shqiptar. Në tre faqe të deklarimit të pasurisë, znj. Vokshi nuk ka shkruar asnjë rrjesht për të ardhurat nga kompania e bashkëshortit të saj, që vitet e fundit operon me fonde të dhëna dhe nga shteti shqiptar.
Pasuria
Përkundër sa ajo ka deklaruar, Albana Vokshi I ka l kaluar shifrat me gjashtë zero në llogarinë e saj bankare. Nga të ardhurat që disponon familja e deputetes së partisë Demokratike znj. Vokshi mund të përfshihet ndër familjet e kamura të këtij vendi të varfer. Dhe kjo fale aktivitetit të firmës së bashkëshorit që është një ndër firmat e privilegjuara të qeverisë për dhënien e fondeve publike. Për kundër këtyre të ardhurave, znj. Vokshi nuk ka deklaruar asnjë kacidhe përsa i përket këtij aktiviteti që zotëron familja e saj. Në deklaratën e pasurisë, znj, Vokshi ka relatuar si pasuri, një llogari bankare prej 11 mijë dollarësh ndërkohë që ka dhe një kredi prej prej 30 mijë eurosh. Përsa I përket llogarive të saj bankare zonja Vokshi i ka argumentuar të ardhurat e saj si rezultat i punës që ka kryer gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike. Por në fakt është krejt e kundërta. Pasuria e kuotuar në bursat ndërkombëtare të zonjës Vokshi është të paktën 4 milion dollarë amerikanë. Pasuri kjo për të cilën deputetja nuk nuk deklaron asnjë kacidhe. Bëhet fjalë për shoqërinë “STREAM OIL & GAS”, ku bashkëshorti I Albana Vokshit është aksioner dhe administrator I shoqërisë. Shoqëria është e kuotuar në bursat ndërkombëatre ka 49,9 milione aksione. Në bazë të vlerës së aksioneve sipas tregut të bursave, kompania vlen 31 milion dollare amerikane. Kur aksionet e kësaj kompanie janë hedhur ne bursë, paratë e nxjerra i kane shkuar kompanise dhe pronareve të saj fillestar, një ndër të cilët është bashkëshorti i znj. Vokshi. Përtej këtyre fitimeve që përllogatiten million dollare, z. Tartari ka ka në pronë 6 milione aksione ose 10% të shoqërinë “STREAM OIL & GAS”. Këto aksione të bazuara në vleren e aksioneve në bursën e Toronto Stock Exchange ku shiten dhe blihen, vlejne 3,78 milione dollarë. Veç kësaj, po në bazë të dokumentave Arian Tartari ka vetem 500 mije aksione me pak se Kryetari i Bordit të Drejtoreve dhe Presidenti i shoqërisë “STREAM OIL & GAS”,
Sotirios Kapotas. Fakt ky që tregon se z. Tartari është duke u kompesuar për shumë më shumë se çfarë prezupozon titulli i tij. Referuar dokomentave të kësaj shoqërie që kohet e fundit ka akses të plotë në marrjen e ndërmarjeve me konçesion apo dhe në sektorin e punëve publike, z. është kthyer në njëriun më të fuqishëm të kompanisë. Jo më larg se dy vjet më parë z. Tartari dhe Kapotas janë të vetmit aksionere që kanë të drejtën e votës për vendim-marrje të shoqërisë. Të gjithë të tjerët janë pasive. Por me gjithë të ardhurat miliona dollarëshe që z. Tartari siguron në shoqërinë e tij, Albana Vokshi nuk ka të deklaruar asnjë kacidhe për veç pensionit të babait të saj, 253 mije lekësh. Por përkundër sa deklaron znj. Vokshi, bashkëshorti i saj Arian Tartari, rezulton të jetë bashkëaksioner në disa kompani të tjera me miq të tjerë të familjes kryeministrore. Dhe referuar të dhënave zyrtare aktiviteti i viteve të fundit të bashkëshortit të deputetes së Partisë Demokratike, znj. Vokshi s’është gjë tjetër veçse krijim shoqërish, nëpërmjet të cilave ka fituar jo pak punë publike të ardhurat këto për të cilat znj. Vokshi nuk shkruan asnjë rrjeshtë në deklaratën e saj të pasurisë.

Qeveria ia dha të drejtën e shfrytëzimit të naftës “firmës kanadeze” që rezulton se drejtohet nga Arjan Tartari

Arian Tartari, bashkëshorti i deputetes Vjollca Vokshi ka përfituar në koncesion nafte që i jep të drejtën e shfrytëzimit të vendburimeve të naftës nën emrin e një kompanie kanadeze.Falë vendimit të miratuar nga Këshilli i Ministrave, Tartari posedon të drejtën e shfrytëzimit të vendburimeve të naftës nga Ballshi e deri në Devoll. Por edhe pse kompania është prezantuar si kanadeze, ajo rezulton që të jetë nën drejtimin e Arjan Tartarit dhe një shtetasi grek që si zyrë ka Ishujt Kajman, një zonë e njohur për ngritjen e firmave fantazmë pasi legjislacioni fiskal është shumë liberal. Bëhet fjalë për shoqërinë “STREAM OIL & GAS” ku më 23 gusht të 2009 qeveria shqiptare miraton marrëveshjen e koncesioni me këtë kompani për shfrytëzimin e vendburimeve kryesore në vend. Kështu në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave, kompania “STREAM OIL & GAS”, është sot menaxhere e këtyre vendburimeve. Për 25 vjet kjo shoqëri ka të drejtën e kërkimit, përpunimit dhe tregtimin të naftës dhe gazit në të cilën pritet të prodhohet. “Vendosim miratimin e marrëveshjeve hidrokarbure, për zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vendburimin Ballsh-Hekal, ndërmjet Albpetrol, sha-së, dhe STREAM OIL & GAS Limited”. Miratimin e marrëveshjes hidrokarbure, për zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vendburimin Gorisht-Kocul, ndërmjet Albpetrol, sha-së, dhe STREAM OIL & GAS Limited.Miratimin e marrëveshjes hidrokarbure, për zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vendburimin Cakran-Mollaj, ndërmjet Albpetrol, sha-së, dhe STREAM OIL & GAS Limited, Miratimin e marrëveshjes hidrokarbure, për zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vendburimin e Delvinës, ndërmjet Albpetrol, sha-së, dhe STREAM OIL & GAS Limited”- thuhet në vendimi e këshillit të ministrave të datës 23 gusht 2009.

Konçesionete hidrocentraleve

Arjan Tartari, burri I deputetes Albana Vokshi rezulton te jetë njeriu më I priveligjuar I qeverisë së kryeministrit Berisha. Firmat në të cilat ai është aksioner apo dhe administrator fijnë të drejten e koncesioneve apo dhe fondeve publike nga qeveria shqiptare. Bëhet fjalë për koncesionet e firmosura nga qeveria Berisha në tetor të vitit 2007-të dhe fituese është një firmë që ka për aksionerë dy njerëz të njohur të kryeministrit, bashkëshortin e këshilltares së tij për çështjet ekonomike, Albana Vokshit, dhe mikut të kahershëm të familjes, Rahman Selmanllarit.Në korrik të vitit 2007-të, me vendim të Këshillit të Ministrave, miratohet marrëveshja për dhënien në koncesion të ndërtimit të hidrocentraleve. Kanë qenë vendime maratonë të kryeministrit këto, ku ndërmjet tyre është dhe ndërtimi i hidrocentralit në Suha. Firma fituese e koncesionit shpallet “Albanergiaplus” Sh.p.k. Aso kohe, marrëveshja u reklamua si sukseset e radhës së qeverisë dhe se projekti do të ulte ndjeshëm importimin e energjisë elektrike. Në fakt, më shumë se sa zbutja e krizës së energjisë elektrike, bie në sy fakti se si firma arrin të fitojë këto koncesione. Në këtë kohë që është firmosur marrëveshja, znj. Vokshi kryente detyrën e këshilltares së kryeministrit për çështjet ekonomike. Referuar të dhënave zyrtare të regjistrit të shoqërive zyrtare, bëhet me dije se kjo shoqëri është krijuar më 4 prill të vitit 2006. Por, kjo nuk e ka penguar z. Tartari që vetëm një vit më pas të fitojë një marrëveshje koncesioni, qoftë në sektorin e prodhimit të energjetikës në vend dhe atë të përpunimit të naftës.


Leave a Comment

%d bloggers like this: