PS proteston me grevë urie, PD feston me koncert

1 Maji këtë radhe do të mbahet në mend si nje dite ndryshe nga 1 majet e viteve. Në këtë dite, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” ka pritur dy manifestime te mëdha, një proteste ekstreme e opozitës, ku rreth 200 vete, deputetë dhe mbështetës te saj ndodhen qe prej mbremjes se djeshme ne greve urie dhe një koncert festiv të mazhorancës. Kryetari socialist Edi Rama deklaroi se bashkë me protestuesit nga e gjithë Shqipëria, opozita nuk do të tërhiqet nga qëndrimi i saj për të vendosur lirinë e zgjedhjeve dhe të drejtën e transparencës në themelin e bashkëjetesës demokratike në Shqipëri.

Duke iu kërkuar qytetarëve që të vijojnë protestat e tyre në cdo qytet të vendit, Rama theksoi rikthimin së shpejti në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombi’, më të shumtë në numër, përballë një qeverie që nuk pranon të dëgjojë zërin ndryshe.

Duke folur për manifestimin e mazhorancës në sheshin “Nënë Tereza”, Rama e cilësoi atë si shprehjen e mendësisë së vjetër komuniste, ndërsa theksoi se shumë njerëz të thjeshtë janë sjellë me detyrim, me kërcënimin e humbjes së vendit të punës.

“Ky koncërt është fasada më e shëmtuar dhe më e turpshme e një Shqipërie që lëngon ekonomikisht, e zhytur në borxhe dhe drejt rrënimit të plotë financiar”, u shpreh Rama.

Kreu socialist e vlerësoi grevën e urisë, si akt sakrifice për një kauzë të drejtë.

Mazhoranca, në festë

Ndersa disa dhjetra metra me larg per gati 90 minuta u zhvillua nje koncert festiv per Shqiperine ne Europe dhe reformat, disi i sforcuar, nga mazhoranca.

Kryeministri Sali Berisha shfrytëzoi manifestimin, për të falenderuar shqiptarët dhe për t’i vlerësuar ata për kontributin e dhënë për progresin e vendit.”Shqipëria sot është Shqipëria anëtare e NATO-s, e vendimeve historike, e celjes së portave për lëvizjen e lirë dhe integrimit të vendit”, u shpreh Berisha, para simpatizantëve, mbështetësve dhe qytetarëve të thjeshtë të pranishëm në sheshin ‘Nënë Tereza’.

Kryeministri theksoi se të gjithë janë të pranishëm në shesh për të nderuar njëri-tjetrin dhe kontributin e gjithësecilit në ndërtimin e Shqipërisë europiane.

“Sot festojmë më të sigurtë se kurrë drejt idealit tonë europian, të ardhmen tonë dhe të brezave që vijnë pas”, u shpreh Berisha. tch

Leave a Comment

%d bloggers like this: