Protesta kundër thirrjeve raciste

Studentë të universiteteve të Shkodrës ,Vlorës dhe Tiranës  kanë protestuar para selisë se ambasadës greke në kryeqytet kundër ngjarjes së pak ditëve më parë në Athine kur gjatë paradës ushtarake një grup ushtarakësh kënduan këngë anti shqiptare.

Protesta nisi rreth ores 13:00 kur një grup prej rreth 50 studentësh pak metra larg derës së ambasadës, me flamuj dhe banderola kanë kënduar  këngë patriotike dhe  hedhur parrulla nacionaliste. Ata kanë kërkuar një qëndrim zyrtar nga qeveria shqiptare dhe greke .

Protesta para ambasadës greke  ka zgjatur për rreth një ore dhe ka përfunduar me djegien e flamurit grek . Me pas grupi i studentëve ka lëvizur drejt sheshit para Muzeut Kombetar ku u janë bashkuar një grupi tjetër studentësh qe i priste aty. Gjithe protesta është zhvilluar në prani të forcave të policisë.

Leave a Comment

%d bloggers like this: