Pritshmerite e sezonit turistik 2010

Shqiperia eshte nje vend i bekuar me natyre dhe klime perrallore, ne ndryshim nga vendet e rajonit vija e saj bregdetare laget nga dy dete Adriatik dhe Jon si dhe malet qe perbejne afro 70% te territorit jane pothuajse te virgjera. Ne kete aspekt, Shqiperia eshte unike ne llojin e saj dhe ofron nje spekter shume te gjere mundesish investimi ne fushen e turizmit. Turizmi kulturor gjithashtu ka nje impakt ekonomik te fuqishem ne ekonomite tona lokale. Zonat qe zhvillojne turizmin kulturor me nje cilesi te larte ne Shqiperi, si p.sh. Butrinti (UNESCO), Gjirokastra (UNESCO), Berati (UNESCO), Apollonia, Durresi, Lezha, Shkodra e shume qendra te tjera u japin mundesine turisteve te njohin me mire vendin. Me shtimin e numrit te vizitoreve vijne edhe mundesite me te medha per ruajtjen dhe investimin ne fushen e trashegimise (rasti i Butrintit ku arkeologjia nderthuret natyrshem me natyren si dhe Gjirokastres, ku kalaja qendra historike dhe shtepite karakteristike joshin perdite vizitore nga e gjithe bota). Gjithashtu pjese e rendesishme e sektorit turistik eshte turizmi rural. Nje projekt qe prezanton zhvillimin e turizmit rural, eshte Projekti i 40 haneve, shtepite karakteristike me arkitekture te vecante, qe do te presin turiste te cilet deshirojne te perjetojne nje eksperience autentike, sidomos ne Alpet e Shqiperise. Jane tashme 43 shtepi te tilla qe presin vizitore, ne Theth,ne luginen e mrekullueshme te Valbones, ne Alpet e Kelmendit, Puke dhe Fushe Arrez. Ky projekt vijon me identifikimin e shtepive karakteristike edhe ne zona te tjera ne jug te Shqiperise. Cfare eshte bere konkrete ne marrjen e masave per sezonin turisti 2010 Pjesemarrja ne panairet nderkombetare. Per sezonin turistik 2010 Shqiperia ka marre pjese ne panairet me te rendesishme nderkombetare ne fushen e turizmit me nje imazh shume bashkekohor dhe nje paraqitje serioze saje nje pune pergatitore disamujore e cila ka filluar qe ne korrik te vitit 2009. Panairet nderkombetare ku vendi yne ka prezantuar oferten turistike jane WTM – Londer i cili i zhvillua nga 9-12 Nentor; BIT- Milano 18-21 Shkurt ku vendi per here te pare ne kete treg shume te rendesishem per fushen e turizmit prezantoi me shume seriozitet oferten e plote turistike; panair shume i rendesishem ishte ITB- Berlin si dhe prezenca per here te pare ne MITT- Moske, si dhe shume shpejt ne Prishtine. Puna vazhdon dhe duhet te jete intensive, shume shpejt do te filloje transmetimi i spotit publicitar rajonal ne prag te sezonit turistik i cili do te mundesoje qe vendi te therrase turistet e vendeve te rajonit te cilet jane ne numer te konsiderueshem ne numrin total te turisteve. Prezenca e Shqiperise ne kaq shume panaire te rendesishme, investimet ne promovim nderkombetar, rajonal e kombetar si dhe rritja e prezences ne shume tregje potencial per tregun e vendit sjell qe te jemi sot te sigurt per nje sezon te suksesshem turistik 2010. Gjithashtu kete siguri e shtoje statistikat qe po te krahasojme periudhen Janar – Gusht 2009 me te njejten periudhe te vitit te kaluar ka patur nje rritje prej 42.5% me shume se viti 2008 dhe 2.6 here me shume se viti 2005. * Eksperte turizmi
Nga Nada Kallciu, Kohajone

Leave a Comment

%d bloggers like this: