Prishtine: arrestohet nje shtetas per falsifikim pasaporte

Shqiptarët që duan të largohen drejt vendeve europiane duket se kanë zgjedhur dhe një rrugë tjetër kalimi.

Burime nga Policia e Kosovës thënë për Agjencinë NOA, se një rast i fundit i emigrimit të paligjshëm nga ky vend është zbuluar në Aeroportin e Prishtinës.

Një shqiptar, nga një prej qyteteve kryesore të vendit, është ndalur dje në aeroportin e kryeqytetit Kosovar, ndërsa ka qenë duke paraqitur dokumentet tij.

Qytetari nga Shqipëria ka pasur një pasaportë të falsifikuar italiane dhe me anë të këtij dokumenti kërkonte të ikte në Zvicër.

Pas kontrollit  që ju bë nga autoritetet e Kosovës, qytetari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur është ndaluar dhe shoqëruar në polici ku ka dhënë sqarimet përkatëse për këtë çështje.

Ndalimi i tij është bërë mëngjesin e djeshëm në orën 08:30, në pikën e kontrollit të Aeroportit të Prishtinës.

Rasti në fjalë i është dërguar Gjykatës së Prishtinës, bëjnë të ditur për Agjencinë NOA, autoritete të Policisë së Kosovës.


Leave a Comment

%d bloggers like this: