Presidenti rumun fyen shqiptarët: Janë plehra

Presidenti i Rumanise deklarohet me fjale tejet fyese ne adrese te shqiptareve. Duke komentuar argumentet se pse Rumania eshte e vendosur te mos njohe pavaresine e Kosoves, ne kushtet e nje mungese marreveshjeje mes Prishtines e Beogradit, kreu i shtetit Traian Basescu ka fyer rende shqiptaret duke i cilesuar “plehra, me keq se arixhinjte”.

Deklaratat i kane bere publike mediat italiane, (nje nga linqet ku mund te lexoni: http://www.julienews.it/notizia/politica/dichiarazione-schock-del-presidente-della-romania/82347_politica_0_1.html).

Ne to citohet Basesku te kete thene se  pavarësia e Kosovës dhunon sovranitetin e integritetit territorial të Serbisë. Keto deklarata sipas mediave italiane jane etiketuar si skandal i vertete per vendin tone.

“Shumë shpejt do të mbyllet çdo raport diplomatik me Prishtinën”, ka theksuar ndër të tjera ai, duke shtuar se “nuk ka asnjë marrëveshje bilaterale mes Prishtinës dhe Beogradit, që do të sillte të mira për të dyja palët”.

Leave a Comment

%d bloggers like this: