Presidenca peqinase: Tifozë, na ndiqni në Tiranë!

Presidenca peqinase, edhe pse është munduar që ndeshjen hapëse ta zhvillojë në Peqin, ashtu sipas shortit, nuk ka mundur dot, për shkak se tapeti i ri do akoma edhe disa ditë të jetë gati. Por presidenca peqinase ka menduar për tifozët. Me anë të një ftese publike drejtuesit e Shkumbinit ftojnë të gjithë tifozët peqinas të jetë të shumtë në ndeshjes hapëse me Kastriotin, që do të luhet në Tiranë të dielën. Në dispozicion të tifozëve bardhekaltër do të ketë autobusë dhe udhëtimi vajtje-ardhje në Tiranë do të jetë falas. Numri i autobusëve do të jetë sipas kërkesave të tifozëve. Shkumbini, siç dihet, këtë sezon hyn me ambicien më të madhe që ka pasur ndonjëherë ky ekip dhe këtë do ta tregojë që në javën e parë të kampionatit. Vetëm një ditë më parë trajneri Josa tregonte objektivin më minimal, që ishte Europa, por të mos harrojmë që presidenti Ndroqi ka shkuar deri atje, sa kërkon edhe titullin, pa harruar edhe Kupën e Shqipërisë. Të shohim se deri ku do të shkojë ky ekip i ri.

 

 



http://www.sportishqiptar.com.al/presidenca-peqinase-tifoze-na-ndiqni-ne-tirane/

Leave a Comment

%d bloggers like this: