Popullsia e Kinës arrin në 1.5 miliardë në 2033-shin

Pekin- Popullsia e Kinës pritet të kapë shifrat e 1.5 miliardë njerëzve në vitin 2033, deklaroi drejtori i planifikimit familjar në vendin me popullsinë më të madhe në botë. “Kjo bazohet në një rritje vjetore prej 7 milionësh në dekadën e ardhshme”, tha Zhao Baige gjatë një seminari për popullsinë dhe zhvillimin në qytetin e Yinchuan-it.

Kina do të ketë fuqinë më të madhe punëtore nga viti 2016 – 1 miliard persona – dhe aty rreth vitit 2040 do të ketë rreth 400 milionë persona mbi moshën 60 vjeç.

Baige tha që koha mesatare që qytetarët shpenzojnë në arsimim është 9 vjet. Ai njoftoi gjithashtu se nga 4 – 6 për qind (800 mijë deri në 1 milion) e foshnjave që lindin cdo vit, lindin me difekte. Ndërsa raporti i lindjeve djem-vajza ka kapur shifrat e 119,45 djemve për 100 vajza.

Parashikohet se kryeqendrat ekonomike si Shangai dhe Pekini të kapin shifrat e 50 milionë banorëve rreth vitit 2050, dy fishin e numrit aktual të popullsisë.  Kina është vendi më i populluar në botë, me 1.32 miliardë banorë, sipas vlerësimeve të 2007-s.

Leave a Comment

%d bloggers like this: