Policia e Kosovës përplasje me besimtarët myslimanë

Policia e Kosovës është përleshur të premten me besimtarët myslimanë, derisa këta të fundit po falnin namazin e Xhumasë në udhëkryqin është afër Trekëndëshit në Prishtinë. Derisa ata po kryenin këtë rit fetar, ka ndërhyrë Policia e Kosovës duke tentuar ta lirojnë rrugën e cila ishte bllokuar për vetura.

Xhemati kanë kundërshtuar dhe më pas ka ndodh një konfrontim mes tyre dhe ruajtësve të rendit.

Në ndihmë të kolegëve të tyre kanë ardhur edhe Njësiti special i Policisë së Kosovës, ndërsa në këtë rast është arrestuar një person.

Falja e namazit në rrugë nga besimtarët myslimanë është një lloj proteste, përmes së cilës po kërkohet të ndërtohet një xhami në qendër të Prishtinës, pasi komuniteti myslimanë, konsideron se nuk kanë hapësirë për të praktikuar fenë e tyre. /Telegrafi/

Leave a Comment

%d bloggers like this: