Plagoset Kengetarja Big Mama ne Oher

Këngëtarja Big Mama ka pësuar një aksident me motor uji dhe ka mbetur e plagosur, ndërsa shoqëruesi i saj ka ndërruar jetë.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e se enjtes në Liqenin e Ohrit, një kilometër larg Strugës. Zëdhënësi i Policisë së Ohrit, Stefan Dimovski deklaroi se viktime mbeti një 26 vjeçar nga Debreshti i Tetovës, i cili ishte me punë të përkohshme në Danimarkë.

Ai së bashku me këngëtaren Big Mama po drejtonin motorin e ujit në Liqenin e Ohrit në orët e mbrëmjes, dhe në një moment kanë humbur drejtimin dhe janë përplasur në ujë. Motori me shpejtësi të lartë ka goditur në kokë shoqëruesin e Big Mamës, i cili nga goditja e rëndë është fundosur disa metra në thellësi të Liqenit. Një grup tjetër ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nxjerrë viktimën me plagë të rënda, i cili është dërguar menjëherë në Spitalin e Strugës, mirëpo edhe pas ndërhyrjes mjekësore ai ka ndërruar jetë në orën 20.00.  Këngëtarja Big Mama ka pësuar tronditje të thellë dhe se është në gjendje të rëndë shpirtërore, duke pasur edhe lëndime trupore.

Aksidenti ka ndodhur ne diten ka hyrë në fuqi ndalimi për vozitjen e motorëve në ujë nëpër liqene nga ora 11 deri në ora 18 dhe e njejta mase do të vlejë deri më 31 gusht.

Në Liqenin e Strugës nga fillimi i sezonit kanë ndodhur tre fatkeqësi të tilla, me persona të plagosur. (INA)

One Comment

  1. nevrie says:

    zoti e befte me mire big mama

Leave a Comment

%d bloggers like this: