Peshngritje, Daniel godelli nenkampioni Europes

Pedana kontinentale e Qipros flet e gjitha shqip. Briken Calja jo me pak dhe Daniel Godelli i falin Shqiperise ne kampionatin europian te te rinjve ne Limasol 6 medalje 3 ari e 3 argjendi. Cales i mjaftojne vetem 20 gram 68.60 kg qe ti rrembeje tre tituj kampione bashkekombesit Daniel Godellit me peshen trupore 68.80 kg. Calja bind qe ne start ne shkeputje me 135 kg. Ne proven e dyte i shton peshes -5 kg por kesaj here e ka te pamundur ta ngreje mbi supe. Nuk rrezikon ne proven e trete dhe mban te njejten peshe duke e finalizuar me sukses 140 kg. Edhe per Godellin nuk ka ndryshim ne proven e pare ne shkeputje 135 kg. I ve vetes 140 kg ne proven e dyte dhe misioni vazhdon por ende eshte nenkampion. Godelli ben gjithcka ne tentativen e trete me 146 kg per te rrezuar nga froni Calen por me kot. Calja rremben arin e pare ndersa Godelli argjendin e pare. Dueli nxehet ne stilin e shtytjes. Ne shtytje nga njera ane Godelli debuton frikshem me 170 kg ndersa Calja i beson 164 kg. Te prova e dyte dhe e trete Godellin e tradhetojne 175 kg ndersa Calja kalon 170 kg por jo 175. De jure jepen verdiktet me 310 kg te ngritura ne dygaresh Calja po aq sa Godelli shpallet kampion i trefishte i Europes per te rinj.

Leave a Comment

%d bloggers like this: