Përplaset furgoni i policisë, plagoset polici 45-vjeçar

Një furgon policie u përplas me një furgon pasagjerësh duke sjellë plagosjen e rëndë të një polici, 45 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në aksin Lezhë- Shëngjin.

Mësohet se furgoni i policisë ka qenë duke ecur me shpëjtësi të madhe, pasi po shkonte për në vendngjarje, ku ishte raportuar një konflikt. Polici i plagosur është transportuar menjëherë për në Spitalin Ushtarak në Tiranë, ku po merr edhe ndihmën e parë. Gjendje e tij shëndetësore është mjaft kritike.

Panorama ONLINE

Leave a Comment

%d bloggers like this: